Një oqean masiv zbulohet nën koren e Tokës – përmban më shumë ujë se të gjitha oqeanet sipërfaqësore! - Business Magazine Albania

Një oqean masiv zbulohet nën koren e Tokës – përmban më shumë ujë se të gjitha oqeanet sipërfaqësore!

Një oqean masiv zbulohet nën koren e Tokës – përmban më shumë ujë se të gjitha oqeanet sipërfaqësore!

Në muajt e fundit, duket se shkenca po na surprizon çdo ditë me zbulime marramendëse që sfidojnë çdo imagjinatë.

Pas lajmit për një vrimë të zezë të frikshme që duket sikur po drejtohet drejt Tokës, një tjetër vrimë gjigante e zbuluar në Diell, dhe një kontinent i zhdukur që u gjet sërish pas 375 vitesh, tani vjen një tjetër zbulim që ka habitur komunitetin shkencor dhe publikun njësoj. Shkencëtarët kanë identifikuar një masë të madhe uji të fshehur 400 milje (rreth 640 kilometra) nën sipërfaqen e Tokës, e ruajtur brenda një lloji shkëmbi të quajtur ringwoodite. Kjo ujë nuk është në formë të lëngshme, të ngurtë apo gazi, por në një gjendje të katërt, të ngjashme me një sfungjer, e cila ruan ujin brenda strukturës së kristalit.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm u dokumentua për herë të parë në vitin 2014 në studimin shkencor “Dehydration melting at the top of the lower mantle”. Gjeofizikani Steve Jacobsen, pjesë e ekipit kërkimor, shpjegoi: “Ringwoodite është si një sfungjer që përthith ujin. Ka diçka shumë të veçantë në strukturën e kristalit të këtij minerali që e bën atë tërheqës për hidrogjenin dhe ta ruajë ujin.”

Lexo edhe:Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

Sipas tij, ky mineral mund të përmbajë sasi të mëdha uji në kushtet ekstreme të mantelit të thellë të Tokës. “Më në fund po shohim prova për një cikël global të ujit në Tokë, që ndihmon për të shpjeguar pse planeti ynë është kaq i pasur me ujë në sipërfaqe. Shkencëtarët kanë vite që kërkojnë këtë ujë të munguar në brendësi të Tokës,” – shtoi ai.

Zbulimi u bë i mundur përmes analizës së valëve sizmike të shkaktuara nga tërmetet. Seizmografët regjistruan lëkundje nën sipërfaqen e Tokës, të cilat i udhëzuan studiuesit drejt ekzistencës së ujit të mbajtur brenda ringwoodite. Vetëm nëse kjo shkëmbinj përmban 1% ujë, kjo nënkupton që nën sipërfaqe ndodhet tre herë më shumë ujë se në të gjithë oqeanet që shohim në sipërfaqe. Ky nuk është i vetmi zbulim befasues që vjen nga bota shkencore. Kohët e fundit, studiuesit kanë zbuluar edhe një ekosistem të ri nën det, pas analizës së korjes vullkanike me ndihmën e një roboti nënujor, një dëshmi më shumë se natyra ende ka sekrete të mëdha për të zbuluar.

indy100

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0