Një model i ri biznesi nga Ikea: Klienti mund të marrë produkte me qira

Një model i ri biznesi nga Ikea: Klienti mund të marrë produkte me qira


Ne marrim makina me qira. Edhe veshjet po i blejmë me qira këto kohë. Kur afati përfundon ne shkojmë e kthjemë produktin.

Lexoni: Të marrësh rrobat me qera, e ardhmja e industrisë së modës

A mund të funksionojë kjo me mobiljet? IKEA ka vendosur t’i futet kësaj loje.

Me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e jetëgjatësisë së produkteve duke i ripërdorur ato, Ikea ka vendosur të japë produktet e saj me qira.

Me pak fjalë, Ikea ka vendosur të na kursejë ca para. Edhe pse në vendin tonë ende nuk ka përfaqësi të këtij brandi, mendoni pak sikur po kërkoni të dekoroni zyrën tuaj apo thjesht të rinovoni mobiljet e sallonit. Në vend që të harxhoni shuma të mëdha parash për modelet më të reja, e të ndiheni keq për ato të vjetrat (për të cilat duhet të mendoni një vend të ri, apo thjesht t’i shisni për një vlerë qesharake), Ikea pranon produktet tuaja të vjetra dhe ju lejon të zgjidhni diçka tjetër.

Ky është një program pilot i cili fillimisht do të aplikohet në Zvicër, duke filluar nga ky muaj. Ende nuk dihen produktet që Ikea do të japë me qira, por nëse shkon mirë, ky projekt do të lançohet globalisht.

“Në vend që t’i hedhim, ne do t’i rinovojmë dhe mund t’i shesim ato sërish, duke zgjatur ciklin e jetës së produkteve”, tha për Financial Times, Torbjorn Loof, shefi ekzekutiv i Inter Ikea.

Grupi Ikea zotëron 276 dyqane në 25 vende. Por me klientët që do të marrin mobilje me qira, Ikea mund t’i devijojë këto produkte nga landfill-et dhe t’i rinovojë ato.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0