Nje kompani hungareze “low cost” ngjall interes per aeroportin e Kukesit - Business Magazine Albania

Nje kompani hungareze “low cost” ngjall interes per aeroportin e Kukesit


Aeroporti i Kukesit eshte inspektuar sot nga nje kompani hungareze low-cost “Wizz Air”. Sipas ministrise se Transportit, perfaqesuesit e kompanise hungareze, u shprehen me pozitivitet per gjendjen aktuale te aeroportit dhe u treguan te gatshem per te nisur operimin.

“Drejtori i Zhvillimit Aeroportual te kompanise ajrore hungareze “loe-cost” Wizz Air, i shoqeruar nga perfaqesues te Ministrise se Transportit dhe Infrastruktures, ka zhvilluar nje vizite inspektuese ne Aeroportin e Kukesit, per te pare nga afer gjendjen e ketij aeroporti, me qellim shqyrtimin e mundesise se fillimit te operimit te fluturimeve nga ky aeroport drejt destinacioneve evropiane. Kompania ajrore hungareze Wizz Air eshte kompania me e madhe e transportit ajror qe operon aktualisht ne Maqedoni.”, thuhet ne njoftimin e Ministrise.

Aeroporti i Kukesit ka perfunduar punimet ne vitin 2006 dhe nuk eshte shfrytezuar asnjehere per shkak te ekskluzivitetit qe gezonte mbi fluturimet nderkombetare operatori i Aeroportit Nderkombetar “Nene Tereza” ne Tirane per nje periudhe 20-vjeçare.

21 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0