Një kabull nënujor “bashkon” Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, si do funksionojë projekti “Viking Link” - Business Magazine Albania

Një kabull nënujor “bashkon” Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, si do funksionojë projekti “Viking Link”

Një kabull nënujor do vendoset midis Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar për të furnizuar me energji elektrike 1.4 milion banesa. Kabulli prej  760 kilometrash, i quajtur “Viking Link” do të kalojë nga deti, duke nisur nga Revising në gadishullin Hutland deri në Lincolnshire në Anglinë Lindore, për të furnizuar me energji Mbretërinë e Bashkuar.

Danimarka ka një reputacion si një nga ekonomitë më të përparuara të energjisë së gjelbër dhe ka disa nga objektivat mjedisorë më ambiciozë, duke përfshirë uljen e emetimeve të karbonit me 70% deri në vitin 2030. Vendi prodhoi pothuajse gjysmën e konsumit total të energjisë elektrike nga era vitin e shkuar. Është pikërisht kjo energji e rinovueshme që do të fuqizojë edhe “Viking Link”.

Nga ana tjetër edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar kohët e fundit një seri investimesh “të gjelbra” me vlerë pothuajse 3.8 miliardë dollarë si pjesë e një plani për rindërtimin e ekonomisë nga pasojat e pandemisë së COVID-19.

Plani ka për qëllim të krijojë mijëra të ashtuquajturat punë të gjelbërta, dhe për të zvogëluar gjurmën e karbonit në shtëpi, zyra, shkolla, spitale dhe ndërtesa të tjera. “Viking Link” pritet të bëhet funksional deri në fund të vitit 2023. Ai kushton rreth 2.3 miliard dollarë dhe nga 760 km totali, 620 km e kabullit do të jetë i vendosur në det.

Weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0