Një grua në krye të qeverisë italiane - Business Magazine Albania

Një grua në krye të qeverisë italiane

Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Europës, do të ketë një qeveri të së djathtës ekstreme, 100 vite pas Benito Musolinit. Për herë të parë ajo do të ketë një kryeministre grua. Me rreth 26 % të votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme, liderja e “Fratelli d’Italia” Georgia Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua në vend, duke krijuar qeverinë më të djathtë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Para mediave, ajo tha se se ky ishte një moment krenarie edhe shpagimi.

Së bashku me aleatët pritet të kontrollojnë të dyja dhomat e parlamentit, Senatin dhe Dhomën e Ulët, me rreth 44 përqind të votave.

Ultrakonservatore dhe me një te kaluar tek aktivizmi neofashist, ardhja e Melonit në krye të Italisë ka alarmuar pjesën më të madhe të Europës, por 45-vjeçarja premtoi se do të qeverisë për të gjithë dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit. ”Është e rëndësishme të kuptojmë ne do të mandatohemi të udhëheqim vendin, do ta bëjmë për të gjithë”.

Vendimin se kush bëhet kryeministri i ri, e merr presidenti Sergio Mattarela dhe për këtë do duhet pritur disa javë. Ndryshe nga kolegët e saj të së djathtës në Europë, Meloni e ka zbutur retorikën anti-europiane dhe mbështet sanksionet për Ukrainën. Por, ajo udhëhiqet nga motoja: “Zoti, atdheu, familja”.

Lexo: Xhaçka në Nju Jork: Të investohet në sigurinë kibernetike!

Në fushatën elektorale ajo premtoi ulje të taksave, rinegocim të kushteve të BE për paketën ekonomike prej 200 miliardë euro dhe barriera për anijet që vijnë nga Libia.

Rezultatet e partive të tjera janë: Partia Demokratike dhe qendra e majtë, në vendin e dytë me 19 % të votave, Lëvizja e 5 Yjet  15 % të votave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0