“Një-brirëshat”/ 847 start-upe mbi miliard dollarë u themeluan në dekadën e fundit. Teknologjia financiare ‘udhëheq’ rrugën - Business Magazine Albania

“Një-brirëshat”/ 847 start-upe mbi miliard dollarë u themeluan në dekadën e fundit. Teknologjia financiare ‘udhëheq’ rrugën

Start-upet, të cilat arrijnë vlerën mbi 1 miliard dollarë marrin titullin “Një-brirësha” ose “Unicorn” në gjuhën angleze. Ky term i përdorur në botën financiare tregon fuqinë dhe synimin që duhet të ketë një biznes start-up për t’u quajtur i suksessshëm.

Faqja e njohur money.co, me bazë në Angli ka analizuar të dhënat nga kompania CB Insights nga Janari 2010 deri në Shtator të 2021-it në lidhje me numrin e bizneseve që kanë arritur ta nisin nga zero për të kapur vlerën 1 miliard dollarë.

Nga analiza e të dhënave bëhet me dije se janë 847 biznese që e kanë arritur këtë objektiv me një vlerë totale prej 2,74 trillionë dollarë,

Numri më i lartë i tyre është në Amerikë, ndërsa pesë vendet e para i plotëson Kina, India, Anglia dhe Gjermania.

Një biznes duhet të krijojë inovacion në sektorin e tij, si dhe të vijë me produkte që bëjnë revolucione në industri të tëra.

Sipas analizës në fushën e teknologjisë financiare, start-upet kanë shkëlqyer më shumë, ndjekur nga sektori i shërbimeve në internet dhe programeve softuerike.

Lexo edhe: Teknikat e nevojshme për një prezantim të suksesshëm të startup-it tuaj, prezantohen  nga Elevator Lab

Tregtia elektronike, inteligjenca artificiale dhe shëndetësia janë disa fusha të tjera, ku sipërmarrës të suksesshëm kanë arritur të krijojnë kompani që vlejnë miliarda dollarë.

Të dhënat tregojnë se Korriku është muaji më i frytshëm, ku janë themeluar shumica e bizneseve që kanë arritur statusin “Një-brirësh” nga 2010 deri në 2021. Më pas vjen Shtatori, ndjekur nga Prilli dhe Maji.

Salman Haqqi, ekspert i financave personale në money.co.uk, jep disa udhëzime se çfarë duhet marrë parasysh kur kërkoni një kredi për të financuar biznesin tuaj. Këshillat e tij janë të thjeshta dhe efikase.

Jini transparent

Është e rëndësishme të bëni një plan biznesi konçiz. Ai duhet të përcaktojë se si biznesi do të arrijë realisht objektivat e dëshiruara në afatshkurtër dhe afatgjatë dhe se si do të shpenzohet çdo qindarkë e kredisë bankare përgjatë fazave të ndryshme të rritjes së pritshme.

Jini të vetëdijshëm për marrëveshjet e huasë

Disa banka do të insistojnë në një sërë kushtesh të panegociueshme përpara se t’ju japin kredinë e biznesit. Kjo mund të përfshijë pamundësinë për të marrë kredi shtesë, pamundësinë për të shitur asete specifike dhe pamundësinë për të paguar dividentë në para për një periudhë të caktuar. Kini parasysh çdo kusht kredie përpara se të bini dakord për një kredi biznesi.

Kërkoni këshilla të ekspertëve

Tregu i kredive të biznesit (si shumë të tjerë) është shumë i trazuar për momentin për shkak të pasigurisë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Nëse jeni duke luftuar për të gjetur fonde, merrni parasysh konsultimin me një ekspert të kualifikuar për t’ju ndihmuar në procesin e aplikimit për kredi dhe analizës.

Shtetet me më shumë “Një-brirësha”

SHBA                     424

Kina                       165

India                      41

Anglia                    33

Gjermania            19

 

Sektorët me më shumë “Një-brirësha”

Teknologji Financiare                                                                     167

Shërbimet e internetit dhe programet softuerike                     144

Tregtia elektronike                                                                          88

Inteligjenca Artificiale                                                                     71

Shëndetësia                                                                                       57

 

Burimi: Money.co.uk 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0