Kopshtet publike të kryeqytetit kanë hapur dyert për të pritur regjistrimin e fëmijëve për sezonin 2021-2022. Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe e Çerdheve njofton se në datat 01–15 Shtator 2021, nga ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.
Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija. Prindërit duhet të dorëzojnë pranë kopshtit përkatës:
- certifikatën personale dhe familjare të fëmijës
- vërtetim pune
- vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
- si dhe vërtetim të vaksinimit të fëmijës
Ndërsa për 9 kategoritë e tjera, si fëmijë me statusin e jetimit, me aftësi të kufizuara, apo sëmundje të tjera, fëmijë që trajtohen me ndihmë ekonomike apo që kanë prindër të divorcuar, si dhe fëmijë të pakicës rome dhe egjiptiane, kërkohen dokumente më specifike për secilën prej tyre.
Pas datës 15 shtator, Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe e Çerdheve bën verifikimin përkatës të çdo aplikimi dhe më pas në bazë të përmbushjes së kritereve, njofton prindërit për nisjen e sezonit.
Lexoni: Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.