Nis zbatimi i ligjit për llogaritë bankare. Në rast të mos raportimit do të ketë penalitete - Business Magazine Albania

Nis zbatimi i ligjit për llogaritë bankare. Në rast të mos raportimit do të ketë penalitete

llogaritë bankare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar zbatimin e detyrimit ligjor të raportimit të llogarive bankare, bazuar në ligjin Nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian.

Sipas këtij përcaktimi është ngritur edhe regjistri mbartës i të dhënave të këtij detyrimi ligjor. Subjekt raportues i të dhënave janë të gjitha institucionet financiare banka dhe jo banka, të cilat kanë në administrimin e tyre llogari bankare dhe kaseta sigurie.

Administrata Tatimore që prej Janarit 2021 ka inkurajuar të përmbushin detyrimet që lindin nga ky ligj, të gjitha institucionet financiare të lartpërmendura.

Insitucionet financiare, të cilat ende nuk kanë raportuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke mos përmbushur detyrimet e tyre ligjore, do të jenë subjekt për penalitete të mëtejshme, sipas dispozitave që parashikon ky ligj.

Lexoni: Tatimet shpjegojnë nëse duhet të keni llogari bankare si biznes

Kundërvajtjet administrative

1. Kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e dispozitave të këtij ligji përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:

a) mosdërgimi i informacionit dhe i të dhënave në mënyrën e përcaktuar në pikën 2 të nenit 9 të këtij ligji, ose raportimi i të dhënave të rreme në regjistër nga institucionet financiare dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë;

b) mosmarrja e masave nga ana e institucioneve financiare për korrigjimin e gabimeve në të dhënat e raportuara në regjistër, qofshin këto të konstatuara vetë apo të evidentuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë;

c) përdorimi i të dhënave nga subjektet e përcaktuara në këtë ligj, në kundërshtim me nenin 14 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë;

ç) përdorimi i paautorizuar i të dhënave nga subjektet e përcaktuara në këtë ligj ose përdorimi i të dhënave në kundërshtim me qëllimin e dispozitat e këtij ligji dhe të akteve të tij nënligjore, dënohet me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë.

2. Gjoba vendoset nga titullari i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.

3. Formati i modelit të gjobës sipas këtij neni përcaktohet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

4. Kundër vendimit të dhënë për vendosjen e gjobës mund të bëhet ankim drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Bazuar në këtë ligj, bankat duhet të krijojnë dhe të administrojnë sisteme që sigurojnë raportimin e të dhënave në regjistër, në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar. Ato janë përgjegjëse për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të raportuara. Nëse ato zbulojnë se ndonjë prej të dhënave të raportuara është e pasaktë ose e paplotë, njoftojnë në jo më vonë se 72 orë, njësinë përgjegjëse për regjistrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke marrë masa njëkohësisht për korrigjimin e të dhënave të pasakta ose të paplota dhe duke i raportuar ato sërish. Mbikëqyrja e zbatimit të detyrimit për raportim dhe e përputhshmërisë së të dhënave bankare të raportuara do të realizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Për më shumë mund të klikoni në linkun: http://www.parlament.al/Files/Akte

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0