Nis testimi i "pilulës vrasëse të kancerit" te njerëzit, asgjëson tumoret

Nis testimi i “pilulës vrasëse të kancerit” tek njerëzit, asgjëson tumoret

Nis testimi i “pilulës vrasëse të kancerit” te njerëzit, asgjëson tumoret
~2 minuta lexim

Një pilulë e cilësuar si “vrasëse e kancerit” është dukur se “asgjëson” tumoret e ngurta në kërkimet e hershme, duke i lënë qelizat e shëndetshme të paprekura.

Ilaçi i ri është një punë kërkimore e 20-viteve dhe tani po i nënshtrohet kërkimeve paraklinike në SHBA. I njohur si AOH1996, ai synon një variant kanceroz të një proteine ​​të quajtur antigjeni bërthamor i qelizave proliferuese (PCNA). Në formën e saj të mutuar, PCNA është “kritike” në replikimin e ADN-së dhe riparimin e të gjithë “tumoreve në zgjerim”.

Lexo edhe: Humbja e kromozomit Y po na vë në rrezik jetën

AOH1996 është duke u punuar nga City of Hope, një nga organizatat më të mëdha të Amerikës për kërkimin dhe trajtimin e kancerit.

Profesorja Linda Malkas, e cila ka zhvilluar ilaçin, shpjegoi: “Të dhënat sugjerojnë se PCNA ka ndryshuar në mënyrë unike qelizat e kancerit dhe ky fakt na lejoi të hartonim një ilaç që synonte vetëm formën e PCNA në qelizat e kancerit. Pilula është treguar të jetë efektive në trajtimin e qelizave tumorale që rrjedhin nga kanceri i gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive.

Shpresohet se zbulimi mund të çojë në ilaçe më të personalizuara për të trajtuar kancerin në të ardhmen.

en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0