Këtë të mërkurë ka nisur panairi i 28-të i librit. Panari do të jetë i hapur për 5 ditë deri më 16 nëntor për të gjithë personat e apasionuar pas leximit dhe librit.
Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar sot ceremonia hapëse.
Motoja e panairit për këtë viti është “Ndërgjegjia e shqiptarëve ka nevojë për librat”.
Kjo është një shprehje e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Ajo që vihet re këtë vit është se ka patur një rënie të botimit të librave. Këtë vit në panar janë 97 deri 100 shtëpi botuese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto