Nis përzgjedhja e studentëve të ekselencës për punësim në administratën publike - Business Magazine Albania

Nis përzgjedhja e studentëve të ekselencës për punësim në administratën publike

punësim në administratë

Ka nisur procesi i përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga Departamenti i Administratës Publike për studentët e ekselencës. Ata kanë aplikuar më parë në platformën  punetembare.al.

Procesi i përzgjedhjes do të vijojë deri në datën 15 janar.

Procesi është zgjatur në kohë për faktin se po zhvillohen në kushtet e masave të sigurisë dhe distancimit social për shkak të pandemisë.

Lexo: Mimoza Hajdarmataj, gruaja që po fuqizon gratë

Numri total i studentëve është 590. Ata janë kualifikuar për t’u punësuar në vendet vakante që janë në administratën publike.

Për më shumë Kliko ketu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0