Nike prezanton atletet që aktivizojnë trurin dhe rrisin fokusin mendor! - Business Magazine Albania

Nike prezanton atletet që aktivizojnë trurin dhe rrisin fokusin mendor!

NIKE prezanton atletet që aktivizojnë trurin dhe rrisin fokusin mendor!

Nike po i jep një kuptim krejtësisht të ri termit “sneakerhead” me një linjë ambicioze këpucësh të bazuara në neuroshkencë, të quajtur “Mind”. E zhvilluar për më shumë se 10 vjet, duke përdorur një nga laboratorët e paktë në botë për imazheri dhe analiza të trurit në lëvizje, linja inauguruese Mind 001 dhe Mind 002 është “shkencërisht e provuar se aktivizon zonat kyçe sensoriale të trurit përmes stimulimit nën këmbë”, sipas vetë Nike.

Ky stimulim synon të mprehë shqisat e atletëve dhe të thellojë vetëdijen e tyre trupore, duke i ndihmuar të ndihen më të pranishëm, të fokusuar dhe të lidhur me momentin aktual.

Modeli Mind 001, në formë mule, ofron veshje të lehtë dhe rehati maksimale, ndërsa Mind 002 është një atlete që e ankoron këmbën fort në taban për ndjeshmëri dhe mbështetje më të madhe. Të dy modelet janë të ndërtuara me material fleksibël dhe rezistent ndaj ujit, të pajisura me 22 nyje të pavarura shkumë, të cilat funksionojnë si pistona dhe mbështetëse lëvizëse. Këto elemente përcjellin ndjesinë dhe teksturën e sipërfaqes nën këmbë drejtpërdrejt te trupi, duke rritur ndërgjegjësimin sensor. “Nike Mind është një koncept i ri i këpucëve sensoriale që ndihmon në rizgjimin e këmbës, trupit dhe mendjes,” – thotë Eric Avar, drejtues ekzekutiv në Nike. “Ai përfaqëson një paradigmë të re të performancës dhe mënyrën se si mund t’i bëjmë atletët më të mirë në të ardhmen.”

Lexo edhe:“Bukë e gjath” në Tiranë, street food-i shqiptar që po fiton zemrat e qytetit

“Fokusi është gjithçka në futboll,” shton ylli norvegjez Erling Haaland, i cili është ndër qindra atletë që kanë testuar këpucët Nike Mind gjatë pesë viteve të fundit.
“Çdo hap që hedh, mendoj për këpucën dhe ndjesinë që kam në këmbë — dhe kjo është diçka pozitive. Më ndihmon të ruaj balancën në lojën time.”

Linja Mind është inovacioni i parë që vjen nga Mind Science Department, departamenti më i ri i Nike brenda Nike Sport Research Lab, i fokusuar në studimin e lidhjes mendje–trup, sistemit nervor, aktivitetit të trurit dhe proceseve njohëse të atletëve në lëvizje.

“Për 45 vite, Nike ka studiuar trupin në lëvizje, si kontraktohen muskujt, si lëvizin nyjet, si oksigjeni ndikon në performancë,” – shpjegon Dr. Matthew Nurse, shefi i shkencës në Nike. “Tani po zgjerohemi drejt mendjes. Duke studiuar perceptimin, vëmendjen dhe feedback-un sensor, po eksplorojmë lidhjen tru–trup në mënyra krejtësisht të reja. Nuk bëhet fjalë vetëm për të vrapuar më shpejt, por për t’u ndier më i pranishëm, më i fokusuar dhe më rezistent. Ky është kufiri i ri i performancës.”

maxim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0