Ngrohja globale: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100 - Business Magazine Albania

Ngrohja globale: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100

Ndryshimi i mund të nënkuptojë zhdukjen graduale të arinjve  polarë deri në fund të shekullit, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët e studimit të botuar në “Nature Climate Change” thanë se ngrohja globale mund të shkrijë akullin duke bërë që edhe speciet e rralla të zhduken. “Nëse emetimet e gazit serë vazhdojnë me të njëjtën normë si sot, rënia e riprodhimit dhe mbijetesa do të rrezikojë këmbënguljen e pothuajse të gjitha nën popullatave deri në vitin 2100”-  tha një nga studiuesit.

Mishngrënësit, të cilët jetojnë në rajone të Arktikut ku temperaturat mund të bien deri në -40 ° C në dimër, mund të rrinë pa ngrënë me muaj, veçanërisht gjatë verës, kur akulli shkrihet çdo vit. Sipas studimit me ngrohjen globale, periudha kohore pa akull po zgjat më shumë dhe më gjatë. Në pamundësi për të gjetur një burim alternativ ushqimi arinjtë po largohen nga territoret e tyre të zakonshme, drejt zonave të banuara.

Shkrirja e akullit është një sfidë në veçanti për femrat, të cilat hyjnë në strehën e tyre në vjeshtë për të lindur në mes të dimrit dhe dalin në pranverë me këlyshët e tyre. “Atëherë ata duhet të kapin mjaftueshëm foka, për të ruajtur yndyrë të mjaftueshme dhe të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer të vegjlit e tyre gjatë gjithë verës”, theksoi Steven Amstrup, një prej autorëve dhe shkencëtarëve të studimit.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0