Nga Web Summit, kreu i GDPR për Irlandën vë alarmin për ekspozimin e fëmijëve online - Business Magazine Albania

Nga Web Summit, kreu i GDPR për Irlandën vë alarmin për ekspozimin e fëmijëve online

Në një intervistë me Euronews Next gjatë konferencës Web Summit në Lisbonë, Des Hogan, komisioneri dhe kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) në Irlandë, tha se nuk mund të ketë mjaftushëm rregullore për të mbrojtur fëmijët në internet. Ai theksoi se mbrojtja e fëmijëve, veçanërisht atyre në situata të cenueshme, është një nga prioritetet kryesore të zyrës së tij.

“Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm, dhe duhet të mendojmë për fëmijët. Për ta, interneti është tani një vend loje, vend pune dhe vend argëtimi,” tha Hogan.

Irlanda ka një pozicion kyç në zbatimin e rregullave për privatësinë e të dhënave për kompanitë e mëdha teknologjike, pasi aty ndodhen selitë evropiane të kompanive si: Meta, Apple dhe TikTok.

Kontest mbi konfliktin e interesit
Komisioni i mbrojtjes së të dhënave erdhi nën kritika pas emërimit të Niamh Sweeney, ish-lobiste e Meta, muajin e kaluar. Hogan tha se nuk e sheh këtë si konflikt interesi, pasi Sweeney ka mbajtur edhe role të tjera, përfshirë gazetare dhe këshilltare qeveritare për zëvendëskryeministrin e Irlandës. Megjithatë, ajo do të mungojë në vendimet që lidhen me Meta dhe Stripe.

Siguria online dhe rregullimi i AI
DPC është autoriteti mbikëqyrës për GDPR, ligjin kyç të BE për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Hogan theksoi ndryshimet e fundit në sigurinë online, veçanërisht rreth ekspozimit të të dhënave të fëmijëve, si dhe sfidat e rregullimit të inteligjencës artificiale. Ai përmendi konfliktet me kompanitë teknologjike, duke përfshirë Meta dhe X, për përdorimin e të dhënave të përdorura në trajnimin e modeleve AI.

Rregullat e BE-së që hynë në fuqi këtë vit kanë harmonizuar mënyrën se si përdoren të dhënat personale për AI, duke kërkuar anonimizim ose pseudo-anonimizim. Hogan thekson rëndësinë e etikës dhe besimit, duke e konsideruar autonominë dhe kontrollin mbi të dhënat personale si prioritet të së ardhmes.

“Çështja kyçe do të jetë besimi, dhe industria duhet të luajë rolin e saj. Nëse interesohen për vlera, duhet të pranojmë se duhen mure etike për produktet dhe shërbimet e reja,” tha Hogan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, por si ta përballosh atë.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0