Nga Riadi në Tiranë, si “FII Europe” mund ta kthejë Shqipërinë në një qendër të re të investimeve globale - Business Magazine Albania

Nga Riadi në Tiranë, si “FII Europe” mund ta kthejë Shqipërinë në një qendër të re të investimeve globale

Pas viteve me pjesëmarrje simbolike në samite ndërkombëtare, këtë herë Shqipëria erdhi me pritshmëri të qarta dhe ambicie të matshme në “Future Investment Initiative Europe”, forumin ekonomik që u zhvillua në Tiranë më 16 dhe 17 maj. Ky event dyditor u zhvillua në sinkron me Samitin e Komunitetit Politik Europian (EPC), për të siguruar pjesëmarrjen e përbashkët të liderëve si presidenti francez Emmanuel Macron. Ndër figurat e tjera të njohura që morën pjesë ishin Yasir Al-Rumayyan (Guvernator i Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite), Mohamed Alabbar (Themelues i kompanisë Emaar), Matteo Renzi (ish-Kryeministër i Italisë), Linda Rama (ekonomiste dhe këshilltare strategjike), Sarah Al Amiri (Ministre për Teknologjitë e së Ardhmes në Emiratet e Bashkuara Arabe), biznesmeni shqiptar Samir Mane ( si përfaqësues i zërit të biznesit të rajonit)  etj.

Me tre tryeza diskutimesh në fokus, dy ishin të dedikuara për axhendën ekonomike të reformave dhe politikat për të rinjtë, një sinjal se Shqipëria synon të jetë më shumë se një vëzhguese pasive në këto takime.

Një nga prioritetet kryesore të delegacionit shqiptar ishte përfshirja në iniciativën “Një hapësirë europiane e arsimit”, që do t’u mundësonte studentëve dhe të rinjve shqiptarë të lëviznin më lirshëm për studim dhe punësim brenda vendeve të BE-së. Në të njëjtën kohë, u synua zgjerimi i pjesëmarrjes në programet e BE-së për formimin profesional dhe zhvillimin e të rinjve.

Lexo edhe: Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në panelet e diskutimit të samitit global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë.

Presidenti Emmanuel Macron, në fjalimin e tij, vlerësoi lidershipin shqiptar dhe inkurajoi investimet në Shqipëri:“Jam shumë i lumtur që jeni këtu sepse në Shqipëri, keni hyrjen në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, një pikë kyçe në Mesdhe dhe Europë. Prandaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Dhe nuk e them këtë vetëm sepse Edi është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet e ardhshme, me një mandat të qartë, Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së. Ne, europianët, do të japim tani rezultat, dhe me bashkëpunimin e fortë mes Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë gjithçka për të realizuar axhendën që kemi diskutuar,” përfundoi Macron.

Mbështetja e Kushner-it
Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump dhe CEO i “Affinity Partners”, iu drejtua samitit nëpërmjet një lidhjeje virtuale, ku shprehu vlerësimin për kryeministrin Rama dhe  ndau detaje për planet e tij për një resort luksoz në ishullin e Sazanit:

“U tërhoqa nga rajoni dhe nga trendet demografike. Kaluan një vit duke studiuar tregun dhe demografinë. Mjedisi rezultoi perfekt. Shumë më kanë pyetur pse po investoj në Shqipëri. Shumë veprime qeveritare po ndryshojnë klimën e jetesës që po përkthehet në paga më të larta dhe më shumë mirëqenie. Është një vendndodhje ideale – vetëm disa kilometra nga Italia, dhjetë minuta nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do ta prezantojmë së shpejti. Kush do ta vizitojë resortin? Së pari, unë dhe bashkëshortja ime. Do të ndërtojmë një komunitet të mrekullueshëm dhe do të tërheqim markat më prestigjioze të botës.”

 

Në tetë vite të këtij samiti , nga Riadi, Majemi, Hong-Kong, deri në Paris, Poznan e së fundmi Tirana, janë lidhur marrëveshje me vlerë mbi 200 miliardë dollarë, duke e kthyer këtë forum në një nga platformat më të rëndësishme për lidhjen e kapitaleve globale me politikat zhvillimore. Shqipëria synoi të përfitonte nga ky ndikim, jo vetëm në aspekt imazhi, por përmes mbështetjes konkrete financiare dhe teknike.

FII PRIORITY Europe Summit është pjesë e një serie forumesh globale që promovojnë dialogun ndërsektorial dhe nxitin veprimin konkret për të adresuar sfidat më urgjente të kohës sonë, përfshirë ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin teknologjik.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0