Nga RCC tek OBSH, Majlinda Bregu mbi shëndetin publik si front strategjik global dhe sfidën e Shqipërisë për të mos humbur dritaren historike të BE-së - Business Magazine Albania

Nga RCC tek OBSH, Majlinda Bregu mbi shëndetin publik si front strategjik global dhe sfidën e Shqipërisë për të mos humbur dritaren historike të BE-së

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Fatima Gorezi – Ish-Ministre e Integrimit dhe një prej zërave më të spikatur të angazhimit rajonal, Majlinda Bregu ka zgjeruar vitet e fundit profilin e saj në arenën ndërkombëtare, nga drejtimi i Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) deri te përfshirja në Komisionin Paneuropian për Klimën dhe Shëndetin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Europë.

Në këtë intervistë për BusinessMag, ajo argumenton se shëndeti publik nuk është më një çështje sektoriale, por një front strategjik global, i lidhur ngushtë me klimën, ekonominë dhe sigurinë. Bregu ndalet te rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor, roli i grave në lidershipin shëndetësor, ndikimi i transformimit digjital dhe sfidat strukturore të Ballkanit Perëndimor. Njëkohësisht, ajo e sheh procesin e integrimit europian si një dritare historike për Shqipërinë, një mundësi që, sipas saj, kërkon përgjegjësi politike dhe vizion afatgjatë për të mos u humbur.

Nga RCC në OBSH. Si erdhi ky angazhim? A është shëndeti publik sot një front strategjik global dhe pse? 

Në Nëntor të 2024-ës, u ftova nga OBSH Europa për të qenë pjesë e një Komisioni Paneuropian për Klimën dhe Shëndetin.(PEECH).  Në kohën që drejtoja RCC, OBSH Europë ishtë një nga partnerët tanë në përgatitjen e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin, por gjatë pandemisë, Këshillli i Bashkëpunimit Rajonal nisi një nga agjendat më të bukura, hartimin e një programi në nivel rajonal ku për herë të parë në fokus ishte shëndeti mendor i të rinjve.   Ishte një ide pionere edhe për Europën në kohën kur vëmëndja  ishte vetëm  tek furnizimi me vaksina. Ndaj ftesën e mirëprita, e bindur që kemi të gjithë ne nivel individual dhe kombëtar nevojë për të ditur ç’po ndodh me shëndetin tonë. Pse dëgjojmë çdo ditë raste që na habisin të gjithëve për të rinj të prekur nga tumoret, fëmijë me astmë apo autizëm, infarkte tëk moshat e reja, etj.?

Nuk është e vështirë sot të lexosh e shohësh reel-s se çfarë ndotje dhe sa pesticide mbajnë ushqimet që konsumojmë, apo çfarë pasojash sjell ndotja atmosferike. Sigurisht rreziqet që nuk i shohim shpesh perceptohen si më pak të frikshme dhe më pak urgjente sesa rreziqet ekonomike ose kërcënimet e tjera më të drejtpërdrejta për shëndetin, siç janë aksidentet.

Po ashtu flasim për hapje e mbyllje kapitujsh negociatash me BE-në, por aspak nuk ka informacion për cilësinë e ajrit që thithim çdo ditë. Prej 2026-ës, çdo shtet anëtar i BE-së ku duam të jemi sa më shpejt anëtarë, është i detyruar të vërë në dispozicion të publikut një Indeks të Cilësisë së Ajrit (AQI) të qartë, të kuptueshëm dhe të përditësuar në baza orare, për ndotësit kryesorë. Sa herë që është e mundur, ky indeks duhet të jetë i krahasueshëm mes vendeve, të ndjekë rekomandimet e OBSH-së dhe të bazohet në Indeksin Europian të Cilësisë së Ajrit, duke përfshirë edhe informacion shëndetësor të posaçëm për grupet në rrezik. Pra pasojat nuk janë më abstrakte. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0