Në bordin e kësaj anije hapësinore mallrash ndodhet një ngarkesë e çmuar për ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Aty janë rreth 3 mijë e 700 kilogramë ushqim, përfshirë edhe përbërësit e gatimit të picave për shtatë astronautët në bord.
Sigurisht, aty ndodhen edhe gjëratë tjera të vlefshme si pajisje për montimin e paneleve diellore dhe forma plasteline për një eksperiment francez të quajtur “Blob”. Rëndësia e kësaj anijeje shtohet sepse ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës mund t’i jetë shtuar oreksi gjatë lojërave për një Olimpiadë Hapësinore.
Astronautët u ndanë në dy ekipe dhe garuan në lojëra me zero gravitet si, lëvizjet e sinkronizuara pezull dhe gjimnastikë. NASA nuk njoftoi nëse dikush mori medalje. Duke vrojtuar më thellë në hapësirë, sonda e NASA-s “Perseverance”, nuk fitoi një medalje këtë javë për mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve marsianë.
Makineria bëri një çarje me diametër gati tre centimetra, por tubi i mostrës ishte bosh. Shkencëtarët e NASA-s thanë se shkëmbi nuk ishte mjaftueshëm i fortë sa për të marrë një mostër të mirë.
Por, si çdokush që përpiqet të marrë medalje, Perseverance dhe ekipi i tij vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një vendi të ri për gërmime. Nga sipër Marsit vjen ky imazh i shkrepur nga helikopteri Ingenuity.
Në këtë pamje është e vështirë të dallohet sonda Perseverance, por shkencëtarët e NASA-s sollën edhe një pamje të zmadhuar ku mund të shihet. Ndërkohë, për ata që ndodhen në Tokë java sjell lajme të përziera.
Pasi analizuan rrugët që pritet të përshkojë asteroidi Benu, shkencëtarët kuptuan se gjasat që ai mund të godasë planetin Tokë janë më të mëdha sesa ishin parashikuar. Por përsëri, shanset janë shumë të vogla. Anija hapësinore e NASA-s Osirir-Rex niset në tokë pas mbledhjes së mostrave nga asteroidi dhe grumbullimi i mjaftueshëm i të dhënave për të parashikuar më mirë rrugën e tij në dyqind vitet e ardhshme.
Më në fund gjatë kësaj jave, pas një raporti të frikshëm të Kombeve të Bashkuara mbi klimën, shkencëtarët hedhin një vështrim në gazin e metanit, që ata e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të ngrohjes globale dhe shumë më të rrezikshëm sesa dioksidi i karbonit.
Metani është një nënprodukt i industrive të naftës dhe gazit. Duke përdorur një aparat me rreze infra të kuqe që kushton rreth 120 mijë dollarë, studiuesit mund të shohin rrjedhjen e gazit të padukshëm nga termocentralet.
Rreth 60 për qind e metanit në botë vjen nga aktivitetet njerëzore si bujqësia, menaxhimi i mbeturinave dhe prodhimi i karburanteve fosile. Çlirimi i metanit mund të shihet edhe nga hapësira.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.