Në një kohë ku teknologjia po ndryshon mënyrën si jetojmë, punojmë dhe kujdesemi për sigurinë, Hikvision solli në Shqipëri një pasqyrë të qartë mbi të ardhmen e sektorit të mbikëqyrjes dhe kontrollit. Në një event të organizuar për profesionistët dhe përfaqësuesit e bizneseve të interesuara në zgjidhje inteligjente, kompania prezantoi risitë më të fundit në kamera, audio, sisteme interkomi dhe menaxhim parkimi.
Për të pranishmit, ky ishte më shumë se një prezantim produktesh. Ishte një demostrim se si teknologjia e sotme mund të thjeshtojë operacionet e përditshme dhe të rrisë nivelin e sigurisë pa kosto të panevojshme.
Kamerat që nuk “shohin” vetëm, por “kuptojnë”
Një nga pikat më të forta të prezantimit ishte Smart Search – teknologji që i jep përdoruesit aftësinë për të gjetur në pak sekonda momentin e saktë kur ndodhi një incident. Mjafton të vizatosh me dorë një zonë në ekran, dhe sistemi identifikon të gjitha lëvizjet e ndodhura aty. Një kursim real kohe për çdo administrator apo roje sigurie.
Ndërkohë, teknologjia AcuSearch çon një hap më tej analizën. Një klikim i vetëm mjafton për të ndjekur një person apo një makinë nëpër sistemin e kamerave, duke ndihmuar jo vetëm në zbardhjen e rasteve të humbjes apo vjedhjes, por edhe në monitorimin e përditshëm.
Këto nuk janë më veç kamera, por bashkëpunëtorë të zgjuar në menaxhimin e bizneseve.
Siguri me ngjyra, edhe natën
Shumë biznese përballen me mungesën e ndriçimit në orët e vona. Me teknologjinë ColorVu, Hikvision solli pamje me ngjyra reale edhe në errësirë totale, pa ndriçues shtesë. Kjo risi është veçanërisht e vlefshme për dyqanet, magazinat apo parkingjet që operojnë edhe gjatë natës.
Zgjidhje të zgjuara për mjedise komplekse
Kamerat me dy lente të pavarura, që monitorojnë në dy drejtime njëkohësisht, janë ideale për ambiente të mëdha apo hyrje-dalje të ndërlikuara. Me një pajisje të vetme mbulohen dy zona, duke kursyer instalime dhe mirëmbajtje.
Ndërkohë, kamera të lidhura me audio ofrojnë një tjetër nivel sigurie. Nëse dikush hyn në një zonë të ndaluar, altoparlanti i integruar lëshon automatikisht një mesazh paralajmërues. Kjo zgjidhje është ideale për sipërmarrjet industriale apo parkingjet.
Parkimi nuk është më stres
Zgjidhjet e Hikvision për menaxhimin e parkimeve përfshijnë kamera që njohin targat dhe hapin automatikisht barrierat për automjetet e autorizuara. Pa bileta. Pa ndërhyrje njerëzore. Përveç lehtësisë, kjo rrit ndjeshëm kontrollin dhe shmang keqpërdorimet.
Në raste emergjencash apo kur ndodh një gabim në drejtim, radarët anti-rrëzim ndihmojnë për të shmangur përplasjet me barrierat, duke mbrojtur investimin dhe sigurinë e klientëve.
Interkomi nuk është më vetëm një zile
Sistemet moderne të interkomit të Hikvision ofrojnë shumë më tepër se sa thjesht komunikim zanor. Me to, përdoruesit mund të hapin derën nga telefoni, të marrin video-mesazhe kur nuk janë në shtëpi apo zyrë, madje edhe të ndryshojnë zërin e tyre për më shumë privatësi. Për avokatë, mjekë apo profesionistë që punojnë nga shtëpia, funksioni i hapjes automatike në orare të caktuara ofron një komoditet të veçantë.
Kontroll i plotë i hyrjeve me një sistem
Sistemet e kontrollit të aksesit të prezantuara përfshijnë kartela, gjurmë gishti, kode PIN apo identifikim të fytyrës. Të menaxhueshme nga një aplikacion në telefon apo kompjuter, këto zgjidhje ofrojnë siguri të lartë për zyra, ndërtesa publike apo ambiente që kërkojnë hyrje të kufizuara.
Muzikë, njoftime dhe alarme në të njëjtin sistem
Nëse dikur sistemet audio shërbenin vetëm për transmetimin e muzikës, Hikvision solli audio të ndërlidhur me video. Me këto pajisje, një njoftim zanor mund të aktivizohet automatikisht kur kamera sheh diçka të dyshimtë. Mund të transmetosh muzikë në ambientet e shitjes, të bësh njoftime përmes telefonit apo të lëshosh alarme në rast zjarri – të gjitha në një sistem të vetëm.
Sistemet audio janë të përshtatshme për shkolla, dyqane, qendra tregtare, fabrika apo hapësira publike. Tashmë, çdo ambient mund të ketë tingullin e vet – me volum dhe përmbajtje të ndryshme sipas nevojës.
Biznesi i nesërm fillon sot
Eventi i Hikvision në Shqipëri nuk ishte vetëm një demonstrim teknologjie – ishte një ftesë për të menduar ndryshe mbi mënyrën si e menaxhojmë sigurinë, kontrollin dhe përvojën e klientit. Në një treg gjithnjë e më konkurrues, efikasiteti dhe besueshmëria janë çelësi i suksesit.
Me zgjidhje që variojnë nga kamerat inteligjente te sistemi audio dhe parkimet automatike, Hikvision ofron një gamë të plotë për biznese që kërkojnë të ecin përpara, me siguri dhe vizion.
Ky artikull është publikuar në numrin 38 të revistës Businessmag
Abonohu për të lexuar artikujt e BM!
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto