Nga bimët mjekësore tek çeliku, sektorët që preken nga tarifa e Trump për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Nga bimët mjekësore tek çeliku, sektorët që preken nga tarifa e Trump për Shqipërinë

Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë e vëndeve, eksportet e të cilave drejt SHBA-së do të tarifohen në masën 10%, sipas vendimit të administratës Trump të ditës së djeshme.

Sa i takon Shqipërisë duket se sektorët më të prekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë janë ai i çelikut e gizës si edhe i bimëve medicinale.

Statistikat e INSTAT tregojnë se 32% e bimëve mjekësore dhe aromatike të prodhuara për eksport, shkojnë drejt SHBA, që referuar vitit 2024 kapin shifrën e 1.65 mld lekë, duke përbërë kështu 1.5% të eksporteve në vend. 

Në vazhdën e sanksioneve të vendosura nga Trump mesnatën e djeshme vendi ynë preket dhe nga tarifa 25% e çelikut. Referuar shifrave të INSTAT në 2024-n, vendi jonë eksporoi përtej Oqeanit 2.95 mld lekë gizë dhe çelik, ku giza mban përqindjen më të madhe.

Vendimi i Trump duket se ka tronditur tregjet dhe liderët politikë në të gjithë botën. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti këtë akt një goditje të madhe për ekonominë globale dhe paralajmëroi se pasojat “do të jenë të rënda për miliona njerëz.”

A do të munden sanksionet e administratës Trump të ushtrojnë presion mbi çmimet në Evropë apo do të ketë një riorientim të tregut? Kjo mbetet për tu parë.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0