Nga 26 janari, fluturimet drejt SHBA vetëm pas testit negativ të Covid - Business Magazine Albania

Nga 26 janari, fluturimet drejt SHBA vetëm pas testit negativ të Covid

fluturimet drejt SHBA

Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të paraqesin rezultatin e testit negativ të COVID-19 ose të provojnë që e kanë kaluar.

Sipas njoftimit, të qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në SHBA CDC , “nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht, do të duhet të testoheni jo më shumë se 3 ditë para se të udhëtoni me avion në Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) dhe të tregoni rezultatin tuaj negativ tek linja ajrore para se të hipni në fluturimin tuaj, ose të jeni të përgatitur për të treguar dokumentacionin e shërimit”.

Ky vendim vjen pas atij të Krishtlindjeve, kur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, urdhëroi pajisjen e pasagjerëve me testin negativ të pasagjerëve nga Britania e Madhe drejtuar SHBA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0