Nga 13 janari, pezullohen fluturimet e kompanisë “Ernest” - Business Magazine Albania

Nga 13 janari, pezullohen fluturimet e kompanisë “Ernest”


Kush ka prenotuar fluturime me Ernest pas 13 janarit 2020, duhet të verifikojë opsionoin e tij të fluturimit. Kompanisë së fluturimit “Ernest” i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC). Fakti është lajëmruar për dhëtarët nga Autoriteti i Aviacionit Civil (ACA). Pezullimi faktik, pra, ndalimi i të drejtës së fluturimeve do të nisë me 13 Janar 2020. Por, njoftimi parapraki pezullimit është bërë për t’I dhënë kohë kompanisë të informojë pasagjerët për anullimin e fluturimeve dhe të përmbushë një pjesë të fluturimeve, për të cilat janë shitur biletat.

Megjithatë, autoriteti Italian vëren se edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje. Ndërkohë, ENAC vëren se lejimi i licencës deri në 13 Janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë.

Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri u bën apel qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit.

Në tregun vendas kompania e fluturimeve Ernest kishte më pak se 20% të tregut të fluturimeve zhvilluar këtë vit përmes aeroportit Nënë tereza.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0