Ministri i Financave, i cili këto ditë po mbron intensivisht buxhetin e shtetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ka thënë se vitin e ardhshëm do të këtë një ligj të ri të partneriteteve publike private, ku pritet të ndryshojë mënyra sesi veprohet sot me ofertat e pakërkuara.
Sipas ministrit Ahmetaj, me këtë ligj do të hiqen PPP-të e pakërkuara për disa sektorë.
“Me anë të këtij ligji është propozuar që nga 1 korriku 2019 transporti dhe infrastruktura nuk do të ketë PPP me ofertë të pakërkuar. Po kështu do të bëhet heqja e bonusit për PPP të pakërkuara, ndërkohe që dhe ato që do të mbeten pra portet dhe aeroportet, do të hiqet bonusi”.
Kontratat e dhëna në këtë formë kanë ngjallur debate, veçanërisht dy vitet e fundit. Ahmetaj tha se, vlera totale e kontratave të dhëna me PPP është 807 miliardë lekë, ku gati gjysma e kësaj vlere u përket hidroventraleve ende në process. “262 hidrocentrale vijojnë të jenë akoma në proces ndërkohë që balanca e fryrë e PPP është pikërisht kjo që raportohet”, tha Ahmetaj para deputëve.
Koncensionet kryesisht në rrugë janë një debat i hapur për kostot e larta dhe rrezikun e lartë që sjellin në buxhet e në borxhin publik. Një praktikë që po ndiqet prej vitesh tashmë. Ministri Ahmetaj tha se rruga Tiranë-Elbasan, është një prej shembujve të gabuar sesi është vepruar me rrugët.
Rruga Tiranë-Elbasan e kontraktuar ne 2011, deri në këtë moment ka kaluar vlerën shtesë me 100 mln dollarë. “U nis me një kosto 304 milionë dollarë por ka shkuar 405 milionë dollarë. Nëse verifikohen, pretendimet ekstra kapin vlerën 36 milionë dollarë, 41.6 % më shumë në raport me prokurimin publik”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.