Netflix dëshiron të krijojë një shfaqje “reality show” bazuar mbi Squid Game - Business Magazine Albania

Netflix dëshiron të krijojë një shfaqje “reality show” bazuar mbi Squid Game

squid game

Netflix po rekruton pjesëmarrës për një shfaqje televizive “reality” të frymëzuar nga seriali i tij më i njohur i të gjitha kohërave, Squid Game.

Megjithatë, nuk do të jetë jeta apo vdekja në rrezik, siç përshkruhet në dramën distopike të Koresë së Jugut.

Në vend të kësaj, 456 rekrutë nga e gjithë bota do të luajnë lojëra ku, “fati më i keq është të shkosh në shtëpi duarbosh” – duke humbur një çmim prej 4.56 milionë dollarë.

Netflix konfirmoi gjithashtu se seriali i njohur do të rinovohej për një sezon të dytë në fillim të kësaj jave.

Lexo edhe: Ja se si Netflix po ndryshon industrinë globale të argëtimit

Të mërkurën, platforma njoftoi se seria e saj e re me 10 episode – Squid Game: The Challenge – do të ofronte “çmimin më të madh në histori në realitetin e TV”.

“Ndërsa [lojtarët] konkurrojnë përmes një serie lojërash të frymëzuara nga shfaqja origjinale – plus shtesa të reja befasuese – strategjitë, aleancat dhe karakteri i tyre do të vihen në provë ndërsa konkurrentët eliminohen rreth tyre,” shtoi ai.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të paktën 21 vjeç. Ata duhet të flasin anglisht dhe të jenë të disponueshëm deri në 4 javë në fillim të vitit 2023 për xhirime.

456 pjesëmarrësit janë një shenjë për serinë imagjinare, e cila përmban të njëjtin numër lojtarësh, me protagonistin kryesor Seong Gi-hun të referuar gjithashtu si Lojtari 456.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0