Gjigandi i transmetimit të filmave Netflix, ka raportuar një rënie drastike të abonentëve, duke shënuar humbje në aksione. Rreth 3.98 milion njerëz hapën llogari në Netflix midis muajve janar dhe mars, gati gjysma e parashikuar prej tyre.
Kompania tha se mungesa e shfaqjeve të reja mund të ketë kontribuar në këtë rënie , duke shtuar se prisnin që kjo të rikuperohej pasi të rivazhdonin episodet e tjera të shfaqjeve dhe filmave të njohur. Shërbimi i transmetimit shtoi 15.8 milion abonentë të rinj vitin e kaluar kur Covid-19 i detyroi njerëzit në të gjithë botën të qëndronin mbyllur në shtëpi.
Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje erdhi nga Azia, ku Netflix shtoi 9.3 milion abonentë të rinj në vitin 2020, një rritje prej rreth 65% krahasuar me vitin 2019. Netflix gjithashtu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga shërbimet e reja streaming që hyjnë në treg. Disney +, një shërbim shumë më i ri i transmetimit, tashmë ka 100 milion abonentë, krahasuar me 207.6 milion të Netflix.
Megjithatë, shpresat janë ende gjallë për gjigandin e filmave, pasi pritet një rritje më e fortë në gjysmën e dytë të vitit, kur të publikohen sezonet e reja të disa prej serialeve hit që gozhduan admirues në të gjith ëbotën, si ‘La casa de Papel, ‘ the Witcher’, ‘You’ filmi aksion , ‘Red Notice”, e shumë tituj të tjerë.
Ne do të kemi ditë më të mira se këto, tha për AFP, shefi ekzekutiv i Netflix Reed Hastings, duke shtuar se tani është pak kohë e vështirë. Aksionet e Netflix zhyten mes frikës se ka mbaruar bum i koronavirusit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.