Nestlé shkarkon CEO-n pasi u zbulua se kishte marëdhenie romantike me një vartëse - Business Magazine Albania

Nestlé shkarkon CEO-n pasi u zbulua se kishte marëdhenie romantike me një vartëse

Kompania zvicerane e ushqimeve Nestlé njoftoi të hënën se ka shkarkuar CEO-n e saj, Laurent Freixe, pas një hetimi mbi një marrëdhënie romantike me një vartëse të drejtpërdrejtë.

Prodhuesi i pijeve Nescafé dhe ushqimeve për kafshë shtëpiake Purina, në një deklaratë, theksoi se shkarkimi hynte në fuqi  menjëherë. Hetimi zbuloi se marrëdhënia romantike e papërshtatshme me një vartëse  të drejtpërdrejtë shkelte kodin e sjelljes së Nestlé.

“Kjo ishte një vendim i domosdoshëm,” tha kryetari i bordit, Paul Bulcke. “Vlerat dhe qeverisja e Nestlé janë themeli i fortë i kompanisë sonë.”Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera mbi hetimin. Freixe ishte pjesë e Nestlé që nga viti 1986, duke mbajtur role të ndryshme në mbarë botën. Kur Nestlé rivlerësoi strukturën gjeografike në janar 2022, Freixe u bë CEO i Zonës së Amerikës Latine. Në gusht 2024, ai u emërua për të zëvendësuar CEO-n atëherë, Mark Schneider, dhe filloi zyrtarisht më 1 shtator 2024.

Lexo edhe: Neviana Zhgaba, shqiptarja që solli Korçën në Connecticut!

CEO-ja e ri, Philipp Navratil, nisi karrierën në Nestlé në vitin 2001 si auditor i brendshëm dhe ka mbajtur role të ndryshme në Amerikën Qendrore. Në vitin 2020 iu bashkua Njësisë Strategjike të Biznesit të Kafesë dhe në vitin 2024 u bë CEO i divisionit Nespresso.

Ky është ndryshimi më i fundit në radhën e lëvizjeve personale të kompanisë. Në qershor, Bulcke, ish-CEO dhe kryetar bordi që nga viti 2017, njoftoi se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në 2026. Në prill, Steve Presley, zëvendës-president ekzekutiv dhe CEO i Zonës Amerikane, njoftoi tërheqjen pas pothuajse 30 vitesh shërbim.

Me bazë në Vevey të Zvicrës, Nestlé ka përballuar vështirësi si prodhuesit e tjerë të ushqimeve, përfshirë rritjen e kostove të lëndëve të para dhe ndikimin negativ të tarifave. Në korrik, kompania njoftoi se ka kompensuar kostot më të larta të kafesë dhe kakao-s me rritje çmimesh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0