Nëse keni vështirësi të ndjeni gëzim, kjo mund të jetë arsyeja - Business Magazine Albania

Nëse keni vështirësi të ndjeni gëzim, kjo mund të jetë arsyeja

Gëzimi nuk është thjesht një luks emocional apo një ndjesi kalimtare,  është një pjesë e natyrës sonë njerëzore.

Sipas Dr. Judith Joseph, psikiatre dhe kërkuese e certifikuar, gëzimi është e drejta jonë që nga lindja. E njohur për punën e saj në fushën e depresionit funksional të lartë, Dr. Joseph thekson se kjo formë e depresionit shpesh mbetet e pakuptuar, pasi nuk shoqërohet gjithmonë me shenja të dukshme si trishtimi. “Ka njerëz që përjetojnë anhedoni,  një mungesë e ndjesisë së gëzimit,  edhe pse funksionojnë normalisht në jetën e përditshme,” shpjegon ajo. Kjo mund të ndodhë edhe në rastet kur personi duket i suksesshëm dhe i lumtur në pamje të jashtme, por në të vërtetë ndjen boshllëk të brendshëm. Vetë Dr. Joseph ka përjetuar depresion funksional të lartë, edhe pse në atë kohë drejtonte një laborator kërkimor, kishte një familje të lumtur dhe ishte e pranishme në media. “Në 2020-ën, dukesha sikur i kisha të gjitha. Por në të vërtetë ndihesha bosh, pa kënaqësi, pa gëzim,” tregon ajo.

Si mund të rikthehet ndjesia e gëzimit?

Dr. Joseph propozon një metodologji të përqendruar në pesë V-të:

  1. Validimi – Pranoni emocionet që ndjeni. Emërtojini dhe mos i shmangni. Kur nuk kuptojmë ose nuk e pranojmë atë që ndjejmë, lind pasiguria dhe ankthi.

  2. Vajtim/Venting – Shprehuni me dikë që i besoni, por me kujdes. Nëse nuk jeni duke folur me një profesionist të shëndetit mendor, sigurohuni të kërkoni më parë nëse personi tjetër është gati të dëgjojë.

  3. Vlerat – Reflektoni mbi atë që ka kuptim dhe vlerë reale për ju. Nuk janë titujt apo arritjet ato që na mbushin shpirtërisht, por lidhjet, qëllimet dhe ndjesia e përmbushjes.

  4. Jetike/Vitals – Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe gjumi cilësor janë thelbësore për mirëqenien emocionale. Edhe pse shpesh nënvlerësohen, këto janë bazat e një jete me gëzim.

  5. Vizion – Krijoni një vizion për të ardhmen. Kur jemi të zhytur në shqetësime apo në të shkuarën, e kemi të vështirë të shohim përpara. Planifikoni momentet e gëzimit dhe mos u fokusoni te ajo që ka kaluar.

Dr. Joseph thekson se kjo është një rrugëtim, jo një garë. “Nuk duhet ta trajtoni rikuperimin si një detyrë tjetër pune,” thotë ajo. “Mos jini ‘funksionalë të lartë’ në këtë proces. Jepini vetes kohë.”

Sipas saj, lumturia është e jashtme dhe shpesh e përkohshme,  si emocionet që përjetojmë kur blejmë diçka apo fitojmë një çmim. Por gëzimi është i brendshëm. Është një ndjesi që buron nga lidhjet njerëzore, vetëdija dhe qëllimi.

“Fëmijët nuk kanë nevojë të mësojnë të ndjejnë gëzim. Ata e kanë të lindur. Ashtu si ne të gjithë,” përfundon Joseph.
cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0