Nëse e bëni këtë veprim të thjeshtë, mund ta rrisni vetëbesimin në mënyrë masive - Business Magazine Albania

Nëse e bëni këtë veprim të thjeshtë, mund ta rrisni vetëbesimin në mënyrë masive


Nga Scott Mautz, folës dhe autor

Krahasimet, natyrisht, janë të parëndësishme, sepse krahasimi i vetëm që ka rëndësi është se kush keni qenë dje dhe nëse sot jeni apo jo një version më i mirë i vetes.

Por përveç krahasimit, ekziston një faktor tjetër që nxit vetëvrasjen e vetëbesimit. Është kriticizmi.

Kështu që ju ofroj një mendim të thjeshtë. Gjashtë fjalë të fuqishme që do t’ju rrisin vetëbesimin.

Vendosni se kush mund t’ju kritikojë.

Shefi juaj, bashkëpunëtorët tuaj kryesorë, bashkëshorti juaj, sigurisht, ata mund t’ju kritikojnë.

Nuk po them që duhet të bëni shumë të vogël rrethin e njerëzve që lejoni t’ju kritikojnë. Thjesht po ju them që të jeni të vendosur se kush mund t’ju kritikojë sepse nuk duhet t’i lejoni të kenë ndikim te ju njerëzit që nuk duhet ta kenë atë të drejtë.

Sipas studimeve, njerëzit kanë katër herë më shumë mundësi të mbajnë mend kritikat sesa lavdërimet.

A i shihni ata që i lejoni për t’ju kritikuar si kritikë që kanë qëllime të mira, që duan t’ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes?

Unë mendoj se Eleanor Roosevelt kishte të drejtë kur tha: “Askush nuk mund t’ju bëjë të ndjeheni inferiorë pa lejen tuaj”.

Dhe për sa u përket njerëzve që vazhdojnë tju bëjnë kritika të padobishme dhe të padëshiruara, për ata dua ta theksoj thënien e Tim Cook të Apple, “Ne nuk ú ndërtojmë përmendore kritikëve”.

Prandaj kërkoni përmirësim, jo ​​aprovim. Gjatë rrugës, vendosni kritere për ata që mund t’ju kritikojnë dhe injoroni të gjithë të tjerët. Në fund të fundit, mënyra e vetme për ta shmangur kriticimin është të mos bësh asgjë, të mos thuash asgjë dhe të mos jesh askushi.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0