Nensi Dojaka, shqiptarja e parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton - Business Magazine Albania

Nensi Dojaka, shqiptarja e parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton

Nensi Dojaka, 27-vjeçarja është shqiptarja e parë që i është bashkuar shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton. Ajo është pjesë e 20 gjysmë-finalistëve në konkursin LVMH Prize, një konkurs ku marrin pjesë stilistë të rinj nga e gjithë bota dhe fituesi do të ketë mbështetjen e plotë të LV për të nxjerrë në treg koleksionin e tij.

Gjysmë-finalistë janë stilistë të tjerë nga Kina, Kolumbia, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Votimi është i hapur për publikun në lvmhprize.com midis 6 dhe 11 Prill dhe tetë stilistë do të shkojnë në finale e cila do të mbahet në një datë që ende nuk është shpallur.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër dhe me koleksionin e saj të modës ka arritur të shkojë në gjysmë finalen e ‘LVMH Prize’. Koleksioni do të vlerësohet nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë do të përfshihen edhe votat nga publiku, pasi sfilata do të mbahet online për shkak të rregullave anti-COVID. Koleksioni i shqiptares së talentuar, Nensi Dojaka renditet i 12-ti , ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për të mbështetur stilisten shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0