Nënshkruhet kontrata me kompaninë franceze për parkun fotovoltaik të Karavastasë

Nënshkruhet kontrata me kompaninë franceze për parkun fotovoltaik të Karavastasë

parku fotovoltaik

Qeveria ka nëshkruar në 31 korrik marrëveshjen me kompaninë franceze ‘Voltalia’ për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, për prodhimin e energjisë elektrike përmes paneleve diellore.

Në një ceremoni në kryeministri, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se kompania franceze u shpall fituese e ankandit ndërkombëtar, ku morën pjesë 30 kompani. Kompania franceze do të fillojë investimet duke nisur nga muaji shtator.

Kompania e ‘Voltalias’ propozoi çmimin prej 24.89 euro për megavat, çmim i cili sipas ministres Balluku, është i jashtëzakonshëm.

Lexoni: 2020 – Viti i projekteve të mëdha në sektorin Energjitik

Ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë për ekonominë shqiptare sepse ky është një investim i huaj, që do të investojë në Shqipëri më shumë se 100 milionë euro. Edi Rama tha se kompania prestigjioze do të ndihmojë të hedhë më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë dhe tek investitorët francezë.

Parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë i dyti në vend pas atij të Akërnisë, tenderi për të cilin është bërë që në vitin 2018. Por punimet në Akërni nuk kanë nisur ende për shkak të negociatave ende të papërfunduara me kompanitë fituese.

Kompania ‘Voltalia’ është themeluar në vitin 2005 në Francë dhe është e fokusuar në sektorin e energjisë së rinovueshme, të diellit, erës e ujit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0