Nënshkruhet kodi i sjelljes mes operatorëve celularë - Business Magazine Albania

Nënshkruhet kodi i sjelljes mes operatorëve celularë


Katër operatorë të telefonisë celulare në vend nënshkruan mes tyre një kod sjelljeje, i cili u hartua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare.

Me këtë marrëveshje synohet përmirësimi i tregut duke mbrojtur konsumatorët. Kompanitë angazhohen të mos kryejnë veprime të koordinuara apo marrëveshje mes tyre, me qëllim fiksimin e tarifave, apo ndarjen e shërbimeve të ofruara.

Gjithashtu, veprimtaria e tyre duhet të mos përfshijë informacion të pasaktë, çorientues, publicitet denigrues që zmadhojnë së tepërmi, apo përpiqen të fshehin veçori të tjera të shërbimit, si dhe të mos shfrytëzojnë paditurinë e konsumatorit.

Kompanitë duhet të shmangin gjithashtu përdorimin e formave të pandershme që mundësojnë tërheqjen e pajtimtarëve, apo dëmtimin e imazhit të produktit të kompanisë konkurruese.

 

burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0