Nënshkruhen protokollet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gati për nisjen e negociatave me BE - Business Magazine Albania

Nënshkruhen protokollet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gati për nisjen e negociatave me BE

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.

“Kjo i hap rrugën presidencës ceke – tha komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varhely – për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare  për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.”

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se në protokoll shihet se është bërë shumë dhe secili që është përfshirë ka investuar sa më shumë që të ketë projekte, memorandume dhe dokumente që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vjetësh status kandidat, Maqedonia e Veriut merr mundësinë që nesër, pasnesër, të fillojë negociatat me BE-në, ne çka fillon fazën e fundit të anëtarësimit tonë në BE. “,tha ai.

Edhe ministrja e Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, tha se takimi ka qenë i dobishëm dhe është shënuar përparim në të gjithë sektorët. Gençovska tha se Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Nënshkrimi i protokollit vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugë integrimit të Shkupit në BE. Pas miratimit, zyrtarët e BE-së paralajmëruan se negociatat për anëtarësim në bllok për Shkupin dhe Tiranën do të hapen javën e ardhshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0