Neandertalit nuk ishin banorë të egër të shpellave, ADN-ja e lashtë zbulon grupin familjar më të vjetër të njohur - Business Magazine Albania

Neandertalit nuk ishin banorë të egër të shpellave, ADN-ja e lashtë zbulon grupin familjar më të vjetër të njohur

“Neandertal” është një fyerje që ende bëhet për të sugjeruar se dikush është jo mendjemprehtë, por megjithatë, sa më shumë mësojmë për kushërinjtë tanë të epokës së gurit, aq më shumë duket se e kundërta është e vërtetë.

Neandertalët nuk ishin banorë të egër të shpellave, ata bënin mjete dhe art të sofistikuar dhe i varrosnin të vdekurit e tyre me kujdes.

Një zbulim i ri në një shpellë siberiane këtë javë zbulon një panoramë të jetës familjare të Neandertalit dhe tregon se mund të jetë koha që Homo sapiens të heqë një herë e përgjithmonë këtë kompleks superioriteti. Shkencëtarët kanë zbuluar grupin më të vjetër familjar të njohur, duke përdorur ADN-në e lashtë nga Neandertalët që jetonin në shpellën Chagyrskaya në Siberinë jugore në Rusi.

Kampi i gjuetisë buzë lumit rreth 54,000 vjet më parë ishte shtëpia e një komuniteti të ngushtë prej rreth 20 neandertalësh, duke përfshirë një baba dhe vajzën e tij adoleshente, një mashkull të ri që mund të kishte qenë nip ose kushëri dhe një femër e rritur që ishte një e afërme.
Lexo: Në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët

Studiuesit zbuluan gjithashtu një model të papritur të migrimit të femrave, teksa shpjegimi më i mundshëm për këtë ishte se shumica e Neandertaleve femra në grupin e vogël Chagyrskaya kishin ardhur nga një komunitet tjetër, ndoshta për t’u bashkuar me familjen e bashkëshortit të tyre./ CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0