Në vitin 2026 shqiptarët do të flasin dhe përdorin internetin në BE... - Business Magazine Albania

Në vitin 2026 shqiptarët do të flasin dhe përdorin internetin në BE pa kosto shtesë

Shqipëria po hedh hapa konkretë drejt heqjes së tarifave roaming me vendet e Bashkimit Europian. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me synimin për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së dhe për të zbatuar regjimin “Roaming Like At Home”.

Objektivi i këtij procesi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptarë të mund të përdorin telefonin, mesazhet dhe internetin në vendet e BE-së pa asnjë kosto shtesë, njësoj si brenda territorit të Shqipërisë. I njëjti përfitim do të vlejë edhe për qytetarët e Bashkimit Europian që vizitojnë vendin tonë.

Projektligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve telefonikë, në mënyrë që përfitimi të reflektohet realisht te konsumatorët. Një risi e rëndësishme është edhe vendosja e gjobave për operatorët që nuk do të zbatojnë rregullat e reja të roaming.

Kjo nismë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në tregun unik digjital të Bashkimit Europian, duke lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, ulur kostot e komunikimit dhe përmirësuar klimën për bizneset dhe investimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0