Në Suedi çmimet e shtëpive bien me 15% ndërsa rritja ekonomike ngadalësohet - Business Magazine Albania

Në Suedi çmimet e shtëpive bien me 15% ndërsa rritja ekonomike ngadalësohet

Ekonomistët në Swedbank AB, një nga bankat më të mëdha në Suedi, presin që çmimet e banesave në Suedi të ulen me 15% nga kulmi i këtij viti, mes rritjes së kostove të jetesës dhe inflacionit, të cilat vetëm e pengojnë zgjerimin ekonomik.

Swedbank tani pret që ekonomia suedeze të zgjerohet me 0.4% vitin e ardhshëm, nga një parashikim i prillit prej 2.3%, pasi rritja më e shpejtë e çmimeve në tre dekada ” vendos një “batanije të lagësht” mbi ekonominë e nxehtë suedeze”, tha huadhënësi në një raport të perspektivës ekonomike.

Lexo edhe: Vendet që po i paguajnë njerëzit për t’u zhvendosur drejt zonave rurale

Sipas ekonomistëve, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të hipotekave janë duke ngritur presion mbi tregun e banesave, i cili tashmë ka parë rënie të çmimeve nga një kulm në fillim të këtij viti. Banka sheh se rënia do të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, përpara se çmimet e banesave të stabilizohen pasi pasiguria rreth rritjes së normave të hipotekave ulet dhe inflacioni ngadalësohet.

Banka e tretë më e madhe e Suedisë për nga vlera e tregut paralajmëroi gjithashtu se një situatë e pasigurt politike pas zgjedhjeve të muajit të ardhshëm rrezikon të bllokojë reformat e rëndësishme ekonomike./ Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0