Në OKB, reflektim për Luftën e Dytë Botërore dhe sfidën globale të koronavirusit

Në OKB, reflektim për Luftën e Dytë Botërore dhe sfidën globale të koronavirusit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, reflektoi të premten lidhur me mësimet e Luftës së Dytë Botërore, në 75 vjetorin e fundit të saj në Evropë, ndërsa bota përballet me sfidën më të madhe të përbashkët që atëherë: koronavirusin.

Lexo: Zef Preci: Një propozim për “Paketën e Tretë” të ndihmës dhe orarin e punës

“Mënyra se si reagojmë ndaj sfidës së re para nesh, pandemia COVID-19, mund të jetë po aq e rëndësishme sa rindërtimi i botës pasi u rrëzua fashizmi”, tha shefja politike e OKB-së, Rosemary DiCarlo në një takim virtual të mbi 80 vendeve, përfshirë afro 50 ministra të jashtëm, organizuar nga Estonia që këtë muaj ka kryesinë e radhës së Këshillit të Sigurimit.

Fundi i gjashtë vjetëve brutalë lufte, vdekjeve masive dhe shkatërrimit në Evropë, shënoi një pike kthese. Nga hiri i atij shkatërrimi, u krijuan Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja dhe bashkë me to një rend i ri botëror.

“COVID-19 është një provë për njerëzimin tonë por edhe për vetë systemin multilateral. Rendi ndërkombëtar – me Kombet e Bashkuara në qendër të tij – duhet të ruhet dhe të forcohet”, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai shprehu shqetësimin se pandemia ka tronditur shoqëritë dje ka ekspozuar vendet e brishta ndaj një rreziku të madh. “Ka potencialin që të thellojë konflikte ekzistuese dhe të shkaktojë tensione të reja gjeopolitike. Është një kujtesë se paqja, demokracia dhe mirëqenia, duhet të ushqehen, zgjerohen dhe bëhen më gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Disa diplomatë paralajmëruan se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, disa nga karakteristikat e Gjermanisë naziste, po rishfaqet në skenën botërore. “Zërat e populizmit, autoritarianizmit, nacionalizmit dhe ksenofobisë, po dëgjohen më fort. Ne duhet t’u bëjmë ballë atyre që do të donin ta kthenin botën pas tek një e kaluar e dhunshme dhe e turpshme”, tha zonja DiCarlo.

Gjermania, që ishte agresorja në Luftën e Dytë Botërore dhe tani është një nga vendet udhëheqëse në skenën evropiane dhe botërore, shprehu gjithashtu shqetësim për nacionalizmin në rritje.

“Në Gjermani ne kemi një thënie: ‘Ai që mbyll sytë ndaj të kaluarës, do të jetë i verbër ndaj së tashmes”, tha ministry i jashtëm gjerman, Heiko Maas said. Ai bëri thirrje për mbështetje politike për institucionet ndërkombëtare dhe multilateralizmin dhe mbështeti thirrjen e kreut të OKB-së për një armëpushim global humanitar.

Lexo: Shkencëtarët: Testet për antitrupa nuk provojnë imunitet nga COVID-19

Më 23 mars, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim, në mënyrë që të përqendrohej vëmendja dhe burimet tek lufta ndaj virusit. Dhjetra vende dhe të paktën 16 grupe të armatosura kanë rënë dakord, por deri tani Këshilli i Sigurimit me 15 vende nuk ka qenë në gjendje të miratojë një rezolutë në mbështetje të armëpushimit.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0