Në moshën 100 vjeçare, miliarderi më i vjetër në botë zgjedh të punojë çdo ditë

Në moshën 100 vjeçare, miliarderi më i vjetër në botë zgjedh të punojë çdo ditë


Në moshën 100 vjeçare, miliarderi më i vjetër në botë nuk pranon të shijojë pasuritë e karrierës së tij prej tetë dekadash.

Për Chang Yun Chung, themeluesin e Pacific International Lines, të qëndrosh në shtëpi nuk është një opsion. Edhe pse rolin e drejtuesit të kompanisë ja ka deleguar djalit të tij, Teo Siong Seng, ai këmbëngul të shkojë çdo ditë në zyrë.

“Çdo ditë unë shënoj të gjitha aktivitetet e mia të përditshme, çdo gjë,” thotë Chang. “Çdo departament konsultohet me mua.”

Si kryetar i dalë në pension i PIL , Chang tha se e viziton çdo ditë selinë e kompanisë në Singapor për të ndjekur aktivitetin e saj dhe për të kontrolluar çdo departament.

Kjo veprimtari, e bën atë të mbajë mendjen e tij aktive dhe të jetë në djeni me gjithçka ndodh në kompaninë të cilën ai e themeloi në vitin 1967 me dy anije të përdorura.

“Nuk mund të rri në shtëpi. Ndryshe do të mërzitem shumë.” – Chang Yun Chung

Por rutina është vetëm një pjesë e saj. Chang gjithashtu po mentoron Teon, djalin e tij, ndërsa ai merr përgjegjësi më të madhe për atë që është një nga 20 kompanitë më të mira të transportit në botë me 18,000 të punësuar.

Teo thotë se konsultohet me babanë e tij dy herë në ditë për të fituar njohuritë e tij dhe për të mësuar më shumë për stilin e tij të udhëheqjes.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0