Në këtë ishull spanjoll po hapet klubi më i madh i natës në botë - Business Magazine Albania

Në këtë ishull spanjoll po hapet klubi më i madh i natës në botë

Ishull

Ndërsa disa adhurues të jetës së natës preferojnë klube të vogla dhe me atmosferë të ngrohtë, të tjerë zgjedhin mega-spotet e botës për të festuar mbrëmjet e tyre. Nuk ka vend më të njohur për këtë sesa Ibiza, e cila vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për ata që kërkojnë festë dhe argëtim.

Ishulli spanjoll është shtëpia e Hï Ibiza, e cila është shpallur klubi më i mirë i natës në botë nga revista DJ këtë vit. Tani, Ibiza do të kthehet në shtëpinë e klubit më të madh të natës në botë, pasi superclub Privilege, i mbyllur në vitin 2020, po përgatitet për një rihapje spektakolare.

Privilege, i themeluar në fillim të viteve ’70, ka mbajtur ngjarje të paharrueshme për ikona të muzikës si Kylie Minogue, Madonna, David Bowie dhe Tina Turner.

Lexo edhe: “Elia” fiton lejen mjedisore për ishullin e parë të energjisë artificiale në botë

Madje, klubi ka qenë gjithashtu vendi i xhirimeve të një videoklipi të Queen për këngën ‘Barcelona’ me Montserrat Caballe. Pas ndryshimeve të pronësisë dhe riemërtimeve, klubi është bërë i njohur si Privilege në vitin 1995.

Qeveria spanjolle ka investuar 8 milionë euro në restaurimin e klubit, që tani ofron një hapësirë prej 6,500 metrash katrorë dhe një kapacitet mbresëlënës prej 15,000 personash. Ndërsa data e saktë e rihapjes ende nuk është e qartë, pritet që kjo hapësirë e madhe të mirëpresë festuesit ndoshta që në vitin 2025.

Për ata që mezi presin të festojnë në Privilege, mbani nën kontroll lajmet dhe zbuloni disa nga aktivitetet fantastike që mund të bëni në Ibiza ndërkohë.

timeout.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0