Në Gjermani prezantohet treni i parë me hidrogjen për pasagjerë - Business Magazine Albania

Në Gjermani prezantohet treni i parë me hidrogjen për pasagjerë


Kompania franceze “Alstom” prezantoi këtë javë në panairin “InnoTrans” në Berlin trenin e parë në botë për pasagjerë me hidrogjen. Ai quhet “Coradia iLint” dhe do të vihet në shërbim në dhjetor të vitit 2017.

Ai është një tren elektrik, i cili operon me një rezervuar karburanti me hidrogjen në në çatinë e tij. Ky tren dhe të tjerët si ai që do të vijnë në të ardhmen kanë për qëllim të reduktojnë emëtimin e gazrave serrë nga transporti.

Coradia iLint” do të jetë i pari i këtij lloji për të transportuar pasagjerë, pasi shumica e risive të tjera në teknologjinë hydrail janë përqëndruar në transportin e mallrave. Për shkak të motorit të tij elektrik Coradia iLint është shumë i qetë se trenat tradicionalë me naftë. Në fakt, edhe pse shpejtësia e tij është 140km/h, pasagjerët të vetmen zhurmë do të dëgjojnë atë që vjen nga levizja e rotave dhe rezistenca e ajërit.

Edhe pse trenat me hidrogjen janë më të shtrenjtë se modelet ekzistuese zyrtarë nga pjesë të tjera të Gjermanisë, si edhe në Holandë, Danimarkë dhe Norvegji janë të interesuar ti bëjnë ata pjesë të transportit të tyre hekurudhor.

në-Gjermani-prezantohet-treni-i-parë-me-hidrogjen-për-pasagjerë-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: acp.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0