Në "fshehtësi", Walmart po përpiqet të bëhet pjesë e Metaverse - Business Magazine Albania

Në “fshehtësi”, Walmart po përpiqet të bëhet pjesë e Metaverse

Walmart duket se do t’i bashkohet metaverse me plane për të krijuar kriptomonedhën e vet dhe koleksionin e tokenëve të pandryshueshëm, ose NFT-ve.

Në fund të muajit të kaluar, shitësi me pakicë paraqiti disa marka të reja që tregojnë planet për të prodhuar dhe shitur mallra virtuale, duke përfshirë pajisjet elektronike, dekorimet e shtëpisë, lodrat, mallrat sportive dhe produktet e kujdesit personal. Në një dosje të veçantë, kompania tha se do t’u ofronte përdoruesve një monedhë virtuale, si dhe NFT.

Sipas Zyrës së Patentave dhe Markave të SHBA-së, Walmart paraqiti aplikimet më 30 dhjetor.

Në total janë dorëzuar shtatë aplikime të veçanta.

Në një deklaratë, Walmart tha se “po eksploron vazhdimisht se si teknologjitë në zhvillim mund të formojnë përvojat e ardhshme të blerjeve”. Kompania nuk pranoi të komentojë mbi dosjet specifike të markës tregtare.

Lexo edhe: Tanimë Nike do të sjellë atlete digjitale! Blerja e fundit e kompanisë zbulon fokusin drejt metaverse

“Ne jemi duke testuar ide të reja gjatë gjithë kohës”, tha kompania. “Disa ide bëhen produkte ose shërbime që arrijnë tek klientët. Disa i testojmë, i përsërisim dhe mësojmë prej tyre”,

Josh Gerben një avokat marke, tha se që kur Facebook njoftoi se po ndryshonte emrin e kompanisë në Meta, duke sinjalizuar ambiciet e tij përtej mediave sociale, bizneset kanë nxituar të kuptojnë se si do të përshtaten në një botë virtuale.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0