"Në Fshat 2": Promovimi i produkteve turistike në fshatin Zogaj - Business Magazine Albania

“Në Fshat 2”: Promovimi i produkteve turistike në fshatin Zogaj

NëFshat2: Promovimi i produkteve turistike në fshatin Zogaj

Përgjatë vitit të fundit, GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarrë një sërë iniciativash me synim krijimin e modelit të fshatit turistik shqiptar. Projekti novator NëFshat2 ka si synim përfshirjen e të rinjve në zhvillimin e praktikave të punës nëpër fshatra, me qëllim dhënien e kontributit të tyre me ide në krijimin e modeleve të fshatrave turistikë shqiptarë.

Një nga 4 fshatrat si pjesë e modelit pilot është Zogaj, ku në tetor të vitit 2023, në koordinim me Bashkinë Shkodër, 6 studentë me profile të ndryshme nën udhëheqjen e mentorit të tyre, jetuan dhe punuan së bashku me banorët e fshatit Zogaj me qëllim për të krijuar produkte të reja turistike që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës në fshat, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe hapjen e mundësive të reja për financime të tjera në fshat.

Lexo edhe:Aplikacioni i terapisë së artit, Scribble Journey, ju lejon të shprehni emocionet përmes shkrepjeve

Me datë 12 korrik në ora 10:30, ju presim në Zogaj për të mësuar më shumë rreth projektit në fjalë, për tu njoftuar me produktet turistike të fshatit dhe diskutim të hapur mbi mundësitë e tjera për zhvillim në fshat.
Për më shumë detaje, gjeni bashkangjitur axhendën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0