Në 2021 teknologjia udhëhoqi rritjen e bizneseve të reja, Boshnjaku: “E ardhmja drejt automatizimit” - Business Magazine Albania

Në 2021 teknologjia udhëhoqi rritjen e bizneseve të reja, Boshnjaku: “E ardhmja drejt automatizimit”

Pandemia përveç se ndryshoi zakonet e të përditshmes ndikoi edhe në mënyrën e të bërit biznes.

Konsumatorët iu drejtuan teknologjisë dhe shërbimeve online për të plotësuar nevojat e tyre dhe zëvendësuar praninë fizike në dyqane. Kjo tendencë konfirmohet edhe nga shifrat e INSTAT, ku shihet se në 2021 më shumë biznese u hapën në fushën e Teknologjisë së Informacionit ndjekur nga shëndetësia, hotelet dhe më pas ndërtimi.

Alfons Mala është një sipërmarrës i hershëm në fushën e teknologjisë. Ai shprehet se ky sektor ofron të ardhura më të mëdha se bizneset e tjera

 “Nevoja erdhi për arsye se ishte e vështirë për të gjetur një punë me rrogë të mirë. Kërkesa online ishte e mirë dhe kishte të ardhura. Me kalimin e kohës filluam të krijonim databazën tonë me klientët dhe ata të na besonin më shumë. Me vitin e pandemisë, mund të them morëm një shtysë të madhe, pasi u fokusuan të gjithë tek shitjet online”, tha Mala.

Lexo edhe: Eksperimentimi dhe realiteti virtual do të bëjnë ‘revolucion’ në të ardhmen e arsimit

Ekspertët tregojnë edhe avantazhet që ofron teknologjia në mënyrën e të bërit biznes, ndërsa tregojnë se ku po orientohet e ardhmja

“Unë besoj që ka një lëvizje që nga viti 2012-2013, që ka ecur në mënyrë graduale për kalimin e bizneseve në epokën digjitale. Opsioni online ka disa benefite më shumë se dyqani fizik, një është konvenienca, dy është shpejtësia dhe tre fakti që mund të blesh në çdo kohë.  Unë besoj që pjesa kryesore ku do zhvillohet teknologjia në të ardhmen përveç e-commerce-t do të jetë automatizimi, procese ku të shmangësh sa më shumë punën e individit dhe pjesa tjetër mendoj se do jetë teknologjia në edukim” , tha Gerti Boshnjaku, sipërmarrës i platformave të start-upeve dhe themelues biznesi në fushën e teknologjisë.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme në teknologji, Shqipëria në strukturën e saj të ekonomisë vijon të dominohet nga  bizneset në tregti dhe shërbime, që përbëjnë më shumë se gjysmën e bizneseve në vend./Top Channel 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0