Në 2018-ën do të rritet çmimi i cigareve

Në 2018-ën do të rritet çmimi i cigareve


Çmimi i disa llojeve të cigareve në treg është rritur prej disa ditësh me 10-20 lekë për paketë. Kjo gjë është reflektuar menjëherë nga konsumatorët, të cilëve nuk iu jepet një arsye. Por kompania e cila ka rritur çmimin e ka reklamuar rritjen e çmimit të këtij produkti në administratën tatimore.

Kështu referuar faqes zyrtare të Tatimeve vihet re se me datë 25.8. 2017  është bërë njoftimi për rritjen e çmimit të këtyre produkteve. Ndërkohë që në fillim të  vitit të ardhshëm pritet të ketë një rritje tjetër të çmimit të cigareve, si efekt i rritjes së nivelit të akcizës me 5 lek për paketë.

Distributorët e  kompanive të rëndësishme të importit dhe tregtimit të cigareve shpjeguan se nga 1 janari i vitit 2018, kohë kur pritet të rritet akciza, do të reflektohet menjëherë në çmimin përfundimtar të cigareve, çka do të thotë se konsumatori do ta blejë më shtrenjtë duhanin, shkruan scan.

Sipas tyre, rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH,  duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të rezultojë me një rritje prej 10 lekë për paketë.

Ndërkohë abuzimi me rritjen e çmimit në treg vazhdon dhe të humbur gjithmonë janë konsumatorët e këtij produkti. Kjo është njëra anë, pasi një tjetër “abuzim”, apo jo standard i vendeve të BE,  është se mungesa e çmimit të paketave të duhanit në pullën fiskale të saj. Kjo lë hapësirë për abuzim të hapur me çmimin në treg si nga importuesit, ashtu edhe shitësit e tregut me pakicë.

/TiranaToday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0