Ndryshojnë rrregullat në Shengen/ Përpara udhëtimit në Europë duhet të plotësoni një formular - Business Magazine Albania

Ndryshojnë rrregullat në Shengen/ Përpara udhëtimit në Europë duhet të plotësoni një formular

Bashkimi Europian ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të  vizave ETIAS, që do të nisi në maj 2023 dhe që do të thotë se nga kjo datë për të hyrë në Evropë duhet të paguash.

Procedura për të marrë një ETIAS është e shpejtë dhe bëhet në internet , e megjithatë ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, e ngjashme me skemën e Shteteve të Bashkuara, ESTA,   e që do kushtojë 7 euro. Miratimi për vizën pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE.  Por Koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”.

Edhe për qytetarët shqiptarë,  në faqen e ETIAS, ose ndryshe Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, sqarohet se  të gjithë ata që dëshirojnë udhëtojnë në ndonjë nga vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një vizë të tillë,

Vetëm Shtetasit e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa më shumë kohë që duan në shumë vende.  Por për të gjithë të tjerët ETIAS do të jetë i detyrueshëm. Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Sidoqoftë, mbajtësit e kësaj vize duhet t’u përmbahen rregullave të imigracionit dhe qëndrimit të tepërt në një vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0