Ndryshimi klimatik/ 100 miliardë dollarë dëme kanë shkaktuar fatkeqësitë natyrore në 2021 - Business Magazine Albania

Ndryshimi klimatik/ 100 miliardë dollarë dëme kanë shkaktuar fatkeqësitë natyrore në 2021

Vitin e kaluar fatkeqësitë e ndryshimeve klimatike u vunë re në mbarë botën. Ndryshimet e shpeshta të motit kanë çuar në ngjarje ekstreme si uragane në verilindje të SHBA-së dhe përmbytje të qyteteve në të gjithë Evropën, të cilat kanë zënë shumë banorë në befasi. Intensiteti i shumë prej ngjarjeve të këtij viti ka shkatërruar pronat publike dhe private duke zhvendosur miliona në mbarë globin.

Christian Aid, një shoqatë bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar e fokusuar në trajtimin e varfërisë globale, publikoi një raport javën e kaluar duke përshkruar disa nga fatkeqësitë më të këqija të këtij viti – dhe dëmet miliarda dollarëshe që ato kanë shkaktuar. Nga 15 fatkeqësitë e lidhura me klimën e përshkruar në studim, dhjetë kanë kushtuar më shumë se një miliard dollarë dëme. Ky do të jetë viti i gjashtë nga dhjetë të fundit që kanë kushtuar mbi 100 miliardë dollarë për shkak të katastrofave natyrore globale.

Lexo edhe: Presidenti Biden zotohet për të përgjysmuar emetimet e gazrave: “SHBA do drejtojë me forcën e shembullit”

Uragani Ida, i cili goditi shtete të ndryshme në të gjithë Bregun Lindor në fund të gushtit deri në fillim të shtatorit, ishte ngjarja më e shtrenjtë klimatike e vitit – duke grumbulluar dëme dhe kushtoi rreth 65 miliardë dollarë. Disa muaj pas kësaj stuhie, mijëra njerëz të zhvendosur, përfshirë 14,000 vetëm në një famulli të Luizianës, ishin ende në kërkim të strehimit të përshtatshëm.

Në fillim të këtij viti, vendet me të ardhura më të ulëta theksuan mungesën e llogaridhënies nga vendet e pasura dhe me emetim të lartë në samitin e klimës “COP 26.” Mbështetja financiare, një formë dëmshpërblimi për vendet më të varfra për qeveritë shumë të prekura, u shënua në Marrëveshjen e Parisit. Megjithatë, vendet më të pasura nuk e kanë zbatuar këtë premtim për të financuar elasticitetin për vendet e cënuara nga ndryshimi klimatik.

Popular Science 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0