Ndryshimet në ligjin për portalet, gjoba deri në 10 mijë dollarë ndaj portaleve për moszbatim të vendimeve të AKEP dhe AMA - Business Magazine Albania

Ndryshimet në ligjin për portalet, gjoba deri në 10 mijë dollarë ndaj portaleve për moszbatim të vendimeve të AKEP dhe AMA


Qeveria dhe mazhoranca socialiste kanë kryer një gjysmë tërheqje me mosvotimin e ndryshimeve në ligj për mediat, ndërkohë që kanë avancuar me rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe votimin e ndryshimeve në ligjin “Për  komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.

Gazetarët dhe shoqatat e medias përfshirë OSBE dhe Komisionin Evropian përshëndetën tërheqjen e qeverisë nga votimi ligjit për shpifjet në seancën e janarit 2019 por nuk e kanë kuptuar se axhenda e Kuvendit ka avancuar me rrëzimin e dekretit nr. 11 414, datë 11.1.2020, të Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit nr. 92/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.  9918,  datë  19.5.2008,  “Për  komunikimet elektronike në Republikën e  Shqipërisë””,  të  Ndryshuar.

Vendimi për dekretin e rrëzuar është botuar sot së bashku me ligjin 9918,  datë  19.5.2008,  “Për  komunikimet elektronike  në  Republikën  e  Shqipërisë””, të  ndryshuar të cilat me rrëzimin e dekretit kanë hyrë automatikisht në fuqi.

Nga 18 shkurti 2020 AKEP do të mund të vendosë gjobat ndaj portaleve që  parashikohen në në nenin 137, në fund të kreut V, ku pas pikës 19 shtohet pika 20 me këtë përmbajtje:“20. Nuk zbatojnë urdhrat/vendimet e AKEP-it,  që  lidhen  me  zbatimin  e  akteve/vendimeve  të Këshillit të Ankesave dhe të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji.”

Sipas kreut V ku do shtohen dhe gjobat për portalet parashikohen se “me gjobë në vlerën deri në 1 000 000 (një milion) lekë, për shkeljet e mëposhtme të kryera nga personi juridik që kryen shkelje”. Është e qartë se shumica e portaleve do deklaronin falimentin me gjobën e parë që do të merrnin.

Ndryshimet në ligjin  nr.  9918,  datë  19.5.2008,  “Për komunikimet     elektronike     në     Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kanë të bëjnë me përfshirjen e publikimeve elektronike në njëjtin kuptim, sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në  fuqi  për  shërbimet  e  medias  në  Republikën  e Shqipërisë. Sipas ligjit, në  nenin  3,  pas  pikës  23  shtohen  pikat  23/1 dhe 23/2 me këtë përmbajtje: “23/1.  “Ofruesi  i  shërbimit  të  publikimeve elektronike” ka të njëjtin kuptim, sipas përcaktimit të  dhënë  në  legjislacionin  në  fuqi  për  shërbimet  e medias në Republikën e Shqipërisë.

Në nenin 8, shkronja “k” riformulohet si më poshtë administron domain cc.TLD.al, nëndomainet e  tij,  si  dhe  përcakton  me  rregullore  të  posaçme rregulla  të  hollësishme  për  metodologjinë,  pagesat, procedurën  dhe  mënyrën  e  menaxhimit  të  këtij shërbimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.”.

Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:“3.  AKEP-i bashkëpunon   me   AMA-n   në përputhje   me   parashikimet   e   këtij   ligji   dhe dispozitave   të   tjera   nënligjore,   si   dhe   siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe organeve të tjera të AMA-s, duke detyruar ofruesit e  shërbimeve  të  aksesit  në  internet  të zbatojnë aktet/vendimet  përkatëse  të  këtyre  autoriteteve, sipas  afateve  dhe  procedurave  të  parashikuara  në legjislacionin në fuqi”.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0