Ndërtesat më të çuditshme në botë - Business Magazine Albania

Ndërtesat më të çuditshme në botë

Ndërtesat më të çuditshme në botë

Në botë ka shumë ndërtesa të bukura. Po aq sa ka edhe të shëmtuara. Diku në mes ndodhen ato të zakonshmet, pa ndonjë veçanti, dhe më pas, në një kategori krejt të veçantë, janë ndërtesat e çuditshme—ato që duhet t’i shohësh vetë që t’i besosh.

Krzywy Domek
Jo, nuk po shikoni përmes një kaleidoskopi. Kjo ndërtesë në Sopot, Poloni është krejtësisht reale dhe është ndërtuar në vitin 2004 si pjesë e qendrës tregtare Rezydent.

The Basket Building
Emri e thotë të gjithën: ndërtesa duket si një shportë dhe i përkiste një prodhuesi shportash në shtetin e Ohajos në SHBA. Por për shkak të rënies së kërkesës për shporta, kompania ka zhvendosur selinë dhe ndërtesa pritet të shembet.

Lotus Temple
E vendosur në New Delhi, Indi, kjo ndërtesë i ngjan një luleje të madhe lotusi të bardhë, e ndërtuar me 27 “petale” të veshura me mermer. U përfundua në vitin 1986 dhe shërben si vend adhurimi, ndërkohë që është e hapur për vizitorët nga e gjithë bota.

Niteroi Museum of Contemporary Art
E ndodhur në Rio de Janeiro, kjo ndërtesë mund të ngatërrohet fare lehtë me një UFO. Me një diametër prej 50 metrash dhe një lartësi prej tre kate, muzeu u përfundua në vitin 1996.

Lexo edhe:Pse Volvo është makina e preferuar e shqiptarëve?

Kubus Woningen
“Cubis Houses” në Rotterdam, Holandë, janë ndërtuar me synimin për të shfrytëzuar hapësirën në mënyrën më efikase. Çdo shtëpi përfaqëson një pemë, me një bazë të hollë dhe një kube të gjerë e të anuar sipër, duke krijuar së bashku një “pyll urban”.

Park Güell
E vendosur në Barcelona, Spanjë, ky park është i mbushur me ndërtesa dhe mozaikë fantastikë. I ndërtuar në vitin 1900, parku fillimisht ishte menduar të shërbente si vendbanim për të pasurit, por më vonë u kthye në park publik.

Kahramanmaraş Finance Center
I ndodhur në Kahramanmaraş, në jug të Turqisë, kjo ndërtesë ka shkaktuar shumë reagime nga qytetarët dhe është cilësuar si “ndërtesa më qesharake në botë”.

Casa do Penedo
Dikush ka marrë shumë seriozisht shprehjen “midis shkëmbit dhe vendit të vështirë” dhe ka ndërtuar këtë shtëpi në Fafe, Portugali, pikërisht mes shkëmbinjve.

Hallgrimskirkja
E ndodhur në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik, kjo kishë është simboli kryesor i qytetit. Thuhet se frymëzimi për ndërtimin e saj erdhi nga llava vullkanike dhe duket si një organ gjigand muzikor.

Kansas City Library
E ndodhur në shtetin e Missouri në SHBA, kjo bibliotekë ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të nxitur leximin: pjesa e jashtme e ndërtesës është e mbuluar me kopertina gjigante librash, duke e kthyer ndërtesën në një atraksion për të gjithë dashamirësit e librit.

DS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0