Ndahet nga jeta stilisti legjendar Valentino, themeluesi i modës italiane - Business Magazine Albania

Ndahet nga jeta stilisti legjendar Valentino, themeluesi i modës italiane

Stilisti i madh i modës Valentino Garavani, krijuesi i markës me të njëjtin emër, ka ndërruar jetë në Romë, në moshën 93 vjeçare…

Ludovico Clemente Garavani, i njohur në botën e modës si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare në banesën e tij në Romë. Lajmi është konfirmuar nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti, bashkëthemelues i markës dhe ish-partner i stilistit të njohur.

Homazhet publike do të zhvillohen në datat 21 dhe 22 janar, nga ora 11:00 deri në 18:00, në PM23, Piazza Mignanelli 23, në Romë, vend simbolik i krijimtarisë së tij. Ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, më 23 janar, në orën 11:00, në Bazilikën e Santa Maria degli Angeli e dei Martiri, në Piazza della Repubblica 8, Romë.

Lexo edhe: Trump ka një rrugëdalje për Groenlandën, por nuk duket se e dëshiron

Valentino lindi në Voghera, në vitin 1932, dhe nisi karrierën e tij në Paris, ku u formua në atelietë e Jean Dèsses dhe Guy Laroche. Në vitin 1958, pasi u kthye në Itali, hapi një laborator mode në Via Condotti në Romë. Pika e kthesës në karrierën e tij ndodhi në vitin 1962 në Palazzo Pitti, kur koleksionet e tij tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare.

Së bashku me Giancarlo Giammetti, ai themeloi Maison Valentino, e cila shpejt u bë një ndër emrat më të rëndësishëm të modës botërore, duke veshur yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe elitën ndërkombëtare.

Në vitin 1998, Valentino dhe Giammetti ia shitën markën grupit HdP, i cili më vonë, në 2002, ia kaloi kontrollin grupit Marzotto. Megjithatë, Valentino vazhdoi të drejtonte artistikisht shtëpinë e modës deri në vitin 2007. Në vitin 2012, marka Valentino u ble nga fondi investues Mayhoola for Investments, me bazë në Katar.

Me ndarjen nga jeta të Valentinos, moda italiane humbet një prej figurave të saj më emblematike – një mjeshtër të elegancës që vendosi standarde të reja në stilin ndërkombëtar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0