NASA do te shkaterroje dy aparate kozmike duke i perplasur ata me Henen


Shkencetaret e NASA-s deklaruan se do te shkaterrojne dy sondat Ebb dhe Flow, ne bordin e te cilave ka mbaruar tashme karburanti, duke i perplasur ato me siperfaqen e satelitit natyror te Tokes – Henen.
 
Aparatet kozmike duhet te perplasen me Henen me 17 dhjetor. Shtellunga e gazit dhe e fragmenteve te aparateve kozmike qe do te formohet ne menyre te pashmangshme pas perplasjes se sondave me Henen, do te analizohet per evidentimin e pranise se ujit ne te dhe substancave te tjera te paqendrueshme.
 
Si rezultat i punes se sondave shkencetaret kane perpiluar harten me te sakte te fushes gravitacionale te Henes, me ndihmen e se ciles ata shpresojne te zbulojne detaje te struktures se brendshme te satelitit te Tokes si dhe te verifikojne disa hipoteza rreth lindjes dhe evoluimit te Henes.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale