n’Arte në "Product Launch" – një platformë e re për artin shqiptar! - Business Magazine Albania

n’Arte në “Product Launch” – një platformë e re për artin shqiptar!

Në datën 10 shtator, Piramida e Tiranës u mbush me një frymë krijimtarie dhe inovacioni. Në kuadër të vazhdimit të Product Launch, të organizuar nga AlbaniaTech në bashkëpunim me startup-in n’Arte dhe me mbështetjen e One Albania, u prezantua një platformë e re që synon të vendosë artin shqiptar në qendër të vëmendjes globale.

n’Arte është një hapësirë digjitale e krijuar për të bashkuar artistë, koleksionistë, galeri dhe dashamirës arti, duke e çuar artin shqiptar përtej kufijve. Platforma synon të ofrojë jo vetëm një treg virtual për krijimtarinë, por edhe një urë lidhëse për dialog, bashkëpunim dhe promovim ndërkombëtar.

Lexo edhe: n’Arte në “Product Launch”, një kapitull i ri për artin shqiptar në epokën digjitale!

Startup-i u prezantua nga bashkëthemelueset Zhdanova dhe Paskualina Lleshaj, të cilat ndanë me audiencën historitë e tyre personale dhe motivimin pas kësaj nisme. Zhdanova tregoi se vjen nga një familje artistësh dhe gjithmonë ka ndjerë një lidhje të veçantë me artin. “Edhe pse nuk u bëra vetë artiste, doja të gjeja mënyrën time për të qenë pjesë e kësaj bote. Me n’Arte, synoj të ndërtoj një urë ku arti shqiptar të ketë vendin e tij të merituar,” – u shpreh ajo. Ajo gjithashtu theksoi se platforma është e hapur për pikturën, por jo vetëm. Qëllimi është të përfshihen edhe forma të tjera arti që i japin zë krijuesve shqiptarë, duke u ofruar një mundësi reale për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.

Një hapësirë për të gjithë:

  • Artistët do të kenë mundësi të ndajnë krijimtarinë e tyre dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë.

  • Koleksionistët do të lidhen me vepra autentike shqiptare dhe do të zbulojnë talente të reja.

  • Galeritë dhe dashamirësit e artit do të kenë një kanal të ri për të eksploruar, promovuar dhe investuar.

Eventi nuk ishte vetëm një prezantim i një startup-i, por një thirrje për të ndërtuar së bashku një të ardhme ku arti shqiptar gjen vendin e vet në botën digjitale. n’Arte është dëshmia se si teknologjia dhe krijimtaria mund të ecin krah për krah, duke i dhënë artit shqiptar jo vetëm një platformë, por edhe një horizont të ri.  Ky ishte një Product Launch që i hapi rrugë një kapitulli të ri për artin dhe inovacionin shqiptar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0