Në botën e sotme, nuk është e pazakontë që kafshët shtëpiake të kenë më shumë fansa dhe ndjekës në mediat sociale – madje dhe më shumë para – sesa pronarët e tyre. Një shembull i tillë është Nala, macja më e pasur në botë, me një pasuri marramendëse prej $100 milionë, sipas Cats.com.
Por kush është Nala dhe si u bë ajo kaq e pasur?
Nala Cat është një fenomen në mediat sociale me 4.5 milionë ndjekës në Instagram, një numër që vazhdon të rritet. Rruga e saj drejt famës filloi në vitin 2012, kur Varisiri nisi të ndajë fotot simpatike të Nalas në Instagram, duke çuar në popullaritet të shpejtë. Ajo madje mban Rekordin Botëror Guinness për macen me më shumë ndjekës në Instagram. Pjesa më e madhe e të ardhurave të saj vjen nga përmbajtjet e sponsorizuara në faqen e saj të Instagramit.
Përveç reklamave të paguara në mediat sociale, kjo mace zotëron gjithashtu një kompani ushqimesh për mace të quajtur “Love, Nala,” e cila kontribuon në pjesën më të madhe të pasurisë së saj të jashtëzakonshme. Kompania drejtohet nga pronarët e macjes dhe ka mbledhur $12 milionë nga investitorë të tillë si Hasbro, Real Ventures dhe Seed Camp.
Lexo edhe:Një lum gërryes po e bën Everestin edhe më të lartë
Ndërsa Nala renditet e dyta në listën e kafshëve më të pasura në botë, pas një qeni gjerman të quajtur Gunther VI (me vlerë $500 milionë), ajo është macja më e pasur. Ndryshe nga Gunther VI, pasuria e të cilit është trashëguar dhe investuar, pasuria e Nalas është fituar përmes popullaritetit dhe sipërmarrjeve të saj të biznesit.
Pas Nalas është një mace tjetër e famshme, Olivia Benson, në pronësi të këngëtares Taylor Swift. Olivia renditet e treta me një pasuri prej $97 milionë, falë shitjeve të mallrave dhe paraqitjeve në videoklipe muzikore.
Ky është një realitet i mahnitshëm, që provon se në epokën e mediave sociale, edhe miqtë tanë të vegjël me katër putra mund të arrijnë sukses financiar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.